Sporting, tifozët kontestojnë skuadrën
Humbja e Sportingut të Lisbonës me Bajernin e Mynihut në Champions ka sjellë kontestimin e tifozëve. Ata nuk e kanë pranuar turpërimin e portugezëve me rezultatin e përgjithshëm 12-1 në harkun e 180 minutave lojë. Pasi nuk u përballën dot me skuadrën në aeroport, disa dhjetëra fansa të zemëruar u paraqitën në stadiumin "Alvalade". Kontestimi shpërtheu në mbrëmjen mes të martës dhe të mërkurës, ku nuk munguan ofendimet. Për të evituar tensionimin e situatës ishte e nevojshme ndërhyrja e policisë. Kjo ishte disfata më e rëndë e Sportingut, në ndeshjet e Ligës së Kampioneve, që prej debutimit në sezonin 1955/56.