PERGJEGJESIA PUBLIKE DHE PERGJEGJESIA MATERIALE
Përgjegjshmëria e menaxherëve është një nga parakushtet për një qeverisje të mirë të sektorit publik dhe si parakusht i këtij parakushti, qëndron përgjegjësia e tyre. Pa forcuar përgjegjësinë e menaxherëve kryesorë dhe të niveleve të tjera të menaxhimit në çdo hallkë të aktivitetit, nuk mund të arrihen objektivat e subjektit për të përdorur me dobi, kursim dhe frytshmëri kontributet e taksapaguesve. Në të gjithë gamën e elementëve të përgjegjshmërisë, roli i përgjegjësisë materiale është i veçantë dhe ka ndikim të rëndësishëm në rritjen e përgjegjshmërisë. Mungesa e kësaj përgjegjësie dëmton drejtpërdrejt interesat e publikut (pasurinë) dhe rrit e nxit korrupsionin e arbitraritetin e menaxherëve publikë në vendimmarrjet e tyre, duke dëmtuar kështu edhe imazhin e qeverisjes në përgjithësi.
Elementët e përgjegjësisë materiale
Po çfarë kuptohet me përgjegjësi materiale dhe cilët janë elementët që e formojnë atë? Cili është dallimi midis përgjegjësisë materiale dhe asaj civile? Cilat janë disa nga rrugët për të rritur nivelin e kësaj përgjegjësie në sektorin publik? Këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera do të përpiqemi t‘u japim një përgjigje.
Me përgjegjësi materiale kuptohet përgjegjësia e punëmarrësit ndaj punëdhënësit, kur ai, me dashje ose nga pakujdesia, i shkakton një dëm pasuror këtij të fundit. Në sektorin publik, si punëmarrës paraqiten titullarët e ministrive dhe institucioneve qendrore apo të institucioneve të varësisë, që janë persona juridikë publikë të veçantë.
Por që të ekzistojë përgjegjësia materiale duhet të ekzistojnë domosdoshmërisht këta katër elementë:
- Të jetë shkaktuar një dëm real pasuror, që do të thotë se pasuria e punëdhënësit të jetë pakësuar realisht dhe në mënyrë të matshme, e llogaritur në para;
- Dëmi pasuror të jetë shkaktuar kurdoherë si rrjedhojë e veprimeve ose mosveprimeve të kundërligjshme të punëmarrësit, që do të thotë se ai është në kundërshtim me ligjet, vendimet e qeverisë, rregulloren e brendshme apo udhëzimet teknike të punëdhënësit;
- Dëmi të jetë kryer me faj nga punëtori ose nëpunësi; që do të thotë se ai është kryer me dashje në të dy format e saj (dashje direkte ose indirekte) ose nga pakujdesia;
- Midis dëmit të shkaktuar dhe veprimeve ose mosveprimeve të punëmarrësit, të ekzistojë një lidhje shkakësore e drejtpërdrejtë dhe e qëndrueshme.
Në përgjithësi, nga shkaktimi i dëmit, përveç përgjegjësisë materiale lindin edhe përgjegjësi të tjera, si ato civile dhe penale, prandaj është e domosdoshme të bëhen dallimet midis tyre për shkak se edhe procedurat për ndjekjen e kësaj përgjegjësie dhe rikuperimin e dëmeve janë të ndryshme. Kështu, ndërsa përgjegjësia materiale lind nga shkaktimi i dëmit nga punëmarrësi ndaj punëdhënësit, përgjegjësia civile për shkaktimin e dëmit ka si palë persona ose organizata të ndryshme publike e private. Përgjegjësia penale për shkaktimin e dëmit varet nga shuma e dëmit dhe roli i përfshirjes së shkaktarit në këtë proces. Kështu, nëse shuma e dëmit të rrjedhur është e madhe dhe dëmi i shkaktuar është rrjedhojë e veprimeve me dashje ose edhe nga pakujdesia, atëherë vepra mund të kualifikohet si penale dhe paraprakisht duhet përcaktuar përgjegjësia penale në organet kompetente, e vetëm pas kësaj, ajo civile ose materiale.
Kuadri ligjor, mangësitë dhe dobësitë
Kuadri ligjor që rregullon përgjegjësinë materiale të punëmarrësve publikë nuk duket të jetë i plotë. Po t‘i referohemi vendimit të Gjykatës së Lartë, nr.1354, datë 6.10.2005, rezulton se instituti i përgjegjësisë materiale nuk gjen rregullim ligjor në dispozitat aktuale. Në Kodin e Punës ka vetëm një dispozitë (neni 27), i cili rregullon në mënyrë të përgjithshme çështjet e përgjegjësisë së punëmarrësit. Ky ligj e ka vendosur kuptimin dhe përgjegjësinë e punëmarrësit vetëm në kuadrin e kontratës së punës. Ligji në fjalë ka përcaktuar në princip (pa përcaktuar kritere të sakta) se përgjegjësia e punëmarrësit mund të ndahet me punëdhënësin në përputhje me shkallën e njohurive që kishte punëmarrësi, dhe që punëdhënësi i dinte ose duhet t‘i dinte. Nga ana tjetër, dispozita në fjalë ka unifikuar konceptin e dëmit të shkaktuar në kuadrin e marrëdhënieve të punës me konceptin e dëmit si përgjegjësi civile, duke përfshirë në vleftën e dëmit edhe fitimin e munguar. Ligji ka përcaktuar se shuma e zhdëmtimit për punëmarrësin mund të ulet, kur ekzistojnë disa rrethana që duhet të çmohen nga gjykata. Në këto rrethana, kompetente për shqyrtimin dhe vendosjen e zhdëmtimeve është vetëm gjykata.
Në kuadrin e një game të larmishme të përgjegjësisë materiale në sektorin publik rezulton se rregullimet e mësipërme nuk janë të mjaftueshme, e për rrjedhojë, kanë shkaktuar një vakum, i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në cenimin e pasurisë publike nëpërmjet shmangies së përgjegjësisë materiale të nëpunësve publikë.
Në praktikë mund të ndeshemi me lloje të ndryshme të përgjegjësisë materiale, përcaktimi i të cilave nuk gjen zgjidhje në dispozitat e Kodit të Punës. Kështu, përgjegjësia materiale mund të jetë individuale dhe solidare. Përgjegjësia materiale individuale ka të bëjë me faktin, kur në shkaktimin e dëmit është përfshirë vetëm një punëmarrës, i cili me veprimet ose mosveprimet e tij është përgjegjës për shkaktimin e dëmit. Ndërkohë, përgjegjësia materiale solidare ose e përbashkët ka kuptimin, kur dy ose më shumë punëmarrës janë përgjegjës për shkaktimin e dëmit. Por pavarësisht se ajo është një përgjegjësi e përbashkët, nuk mund të jetë njësoj, prandaj vlerësimi dhe matja e dëmit dhe adresimi i përgjegjësisë materiale kërkon procedura me konkrete e të unifikuara. Përgjegjësia e përbashkët shfaqet edhe në formën e përgjegjësisë për vendimmarrjet. Një vendimmarrje e gabuar, rrjedhojë e një organi kolegjial, (këshilli, komitet etj) mund të shkaktojë dëme të rëndësishme ndaj interesave publike.
Praktika jonë është e mbushur me shembuj të tillë, kur vendimmarrjet e caktuara kolegjiale kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme ndaj interesave publike, por nuk gjendet edhe një rast i vetëm që këto shuma të jenë rikuperuar, si rrjedhojë e zhdëmtimit nga personat që kanë përgjegjësi materiale. U ndërtua dhe u prish mbikalimi i "Zogut të Zi", si rrjedhojë e vendimmarrjeve të ndryshme të organeve ekzekutive e kolegjiale dhe dëmi i shkaktuar ndaj interesave publike u llogarit mbi një milion euro. Por askush nuk zhdëmtoi për këtë, qoftë edhe një euro të vetme. Rol në vendimmarrjet kolegjiale nuk kanë vetëm anëtarët e forumit përkatës (këshilli, komiteti) etj, por edhe punonjësit që përgatisin vendimmarrjet, duke marrë pjesë në përgatitjen e vendimeve.
Veç organeve kolegjiale, vendimmarrjet janë atribut edhe i titullarëve të organeve ekzekutivë. Titullarë të tillë mund të jenë ministrat, kryetarët e bashkive, prefektët, drejtues të institucioneve publike etj. Shpeshherë, nëpërmjet shtypit apo organeve të tjera, jemi njohur me vendime të subjekteve të ndryshme publike, që organet gjyqësore i kanë konsideruar të padrejta dhe kanë vendosur zhdëmtimin e ankuesve, duke u shkaktuar dëme drejtpërdrejt interesave publike, por asnjëherë nuk kemi dijeni që autorët e këtyre vendimmarrjeve të gabuara të jenë "gërvishtur" sadopak, duke paguar qoftë edhe një pjesë të këtij dëmi. Shembulli më tipik është ai i raportit të Komisionit të Shërbimit Civil, i cili ka evidentuar faktin se nga vendimmarrjet e gabuara të ministrave janë paguar punonjësit e larguar nga puna padrejtësisht, dhe dëmi llogaritet miliona euro, por deri tani askush nuk është cilësuar përgjegjës për këtë.
Kodi i Punës ka "zgjidhur" vetëm përgjegjësinë e punëmarrësve brenda një subjekti publik dhe vetëm brenda kuadrit të detyrimeve kontraktuale. Por kush janë punëdhënësit e ministrave dhe të titullarëve të subjekteve publikë? Dhe kush ka të drejtë të kërkojë zhdëmtimin e shumave që rrjedhin nga vendimmarrjet e gabuara të tyre? Këtë nuk e ezauron kuadri ligjor ekzistues.
Përgjegjësia materiale mund të jetë e plotë dhe e pjesshme. Nga ana tjetër, pavarësisht përgjegjësisë së plotë të punëmarrësit, shuma e zhdëmtimit mund të jetë e pjesshme, e vlerësuar nga kushtet ku është shkaktuar dëmi ose nga rrethanat vetjake të punëmarrësit. Përgjegjësia është e pjesshme, sipas dispozitave të mësipërme, edhe në rastin kur punëdhënësi nuk kishte krijuar të gjitha mundësitë dhe kushtet për shmangien e dëmit.
Për dëmet e shkaktuara gjatë marrëdhënieve të punës nga punëmarrësi, i cili ka përgjegjësi direkte, menaxherët e niveleve më të larta mund të kenë përgjegjësi indirekte, për shkak se nuk i kanë ushtruar si duhet funksionet e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj vartësve. Përgjegjësia indirekte e niveleve më të larta të menaxhimit shfaqet edhe në rastet kur dëmi nuk është i llogaritur në para dhe lidhet me ndryshimin e destinacionit të burimeve publike, shkeljen e disiplinës financiare dhe buxhetore etj.
Kontrolli i Lartë i Shtetit shpesh ka publikuar të dhëna lidhur me dëmet e konsiderueshme që u janë shkaktuar interesave publike, si rrjedhojë e pagave dhe shpërblimeve të gabuara, të akorduara nga titullarët e subjekteve publike për nëpunësit e tyre. Përfituesit e këtyre shpërblimeve shpesh nuk janë në marrëdhënie pune me institucionin, por edhe sikur të jenë, procedurat për rikuperimin e këtyre shumave nga përfituesit nuk e mundësojnë lehtë një gjë të tillë. A nuk duhet të përgjigjen drejtpërdrejt urdhëruesit e këtyre pagesave përpara interesave publike, ndërsa përfituesit të përgjigjen përpara urdhër-dhënësve? Kuadri ligjor ekzistues nuk jep përgjigje të saktë e të qartë për asnjërën. Ky mekanizëm, jo vetëm që do të siguronte një rikuperim të shpejtë të dëmeve, por do të rriste në një shkallë më të lartë përgjegjshmërinë në vendimmarrje.
Ligji "Për shoqëritë tregtare", që aplikohet në sektorin privat e ka sanksionuar saktë përgjegjësinë e administratorëve për vendimmarrjet e gabuara që i sjellin dëme shoqërisë. Sipas tij, ata detyrohen të zhdëmtojnë pasojat që rrjedhin nga fajet e tyre në keqadministrimin e shoqërisë.
Procedurat e zhdëmtimit
Në një shoqëri demokratike, procedurat për zbatimin e legjislacionit janë aq të rëndësishme sa vetë ligjet bazë. Rëndësia e procedurave konsiston në faktin se ato janë mekanizma të rëndësishëm për të zbatuar ligjin, për të mbrojtur interesat publike, por edhe ato të qytetarëve, në mënyrë të drejtpërdrejtë, nga ndonjë arbitraritet i mundshëm i niveleve të ndryshme të menaxhimit, si dhe për të realizuar të drejtën themelore të tyre të barazisë përpara ligjit.
Në fushën e përgjegjësisë materiale, procedurat për ta realizuar atë janë tërësisht të munguara, e për rrjedhojë, rreziqet që përmendëm më sipër mund të jenë kurdoherë prezente. Prezente mund të jetë edhe mungesa e përgjegjësisë materiale, arbitrariteti i menaxhereve publikë ndaj punëmarrësve, cenimi i interesave publike etj.
Nisur nga sa më sipër, është imediat hartimi i procedurave për të realizuar përgjegjësinë materiale në sektorin publik, me qëllim parësor për të parandaluar dukuritë që stimulojnë dëmtimin e interesave publike. Procedura të unifikuara nevojiten të caktohen për mënyrën dhe dokumentimin e dëmeve që punonjësit u shkaktojnë interesave publike, vlerësimin e dëmeve, mënyrat dhe kriteret e vlerësimit. Objekt i këtyre procedurave duhet të jetë caktimi i zhdëmtimit, sipas pjesëmarrjes dhe rolit të punonjësit në shkaktimin e dëmeve. Procedurat përkatëse duhet t‘i sigurojnë punonjësit që mendohet se kanë shkaktuar dëmin, gjithë informacionin e nevojshëm gjatë procedurave të caktimit, dëmin dhe mundësinë e ankimimit të tij në organet përkatëse, duke përcaktuar afatet për çdo fazë. Procedurat, gjithashtu, duhet të sigurojnë një ekzekutim të favorshëm të zhdëmtimit për interesat publike, duke vendosur edhe një balancë me mundësitë reale të punonjësit e duke ruajtur minimumin jetik. Ato mund të caktojnë penalitete dhe lehtësira në varësi të ekzekutimit. Dokumenti në fjalë duhet të sanksionojë përgjegjësinë materiale të titullarëve të subjekteve publike për vendimmarrjet e gabuara në dëm të interesave gjithashtu publike. Ai duhet të përcaktojë kriteret se kur përgjegjësia materiale shndërrohet në përgjegjësi penale.
Të gjitha këto çështje nuk mund të ezaurohen me procedura të thjeshta ose me akte të Këshillit të Ministrave, edhe për faktin se rrethi i interesave që preken është shumë i gjerë. Vlerësoj se, hartimi i një ligji për përgjegjësinë materiale të punonjësve publikë, për të gjitha arsyet që cituam më sipër, është më se i domosdoshëm.