E Diel, 1 Nëntor 2026

PKK-Turqisë: Marrëveshje ose shpallim pavarësinë

Udhëheqësi i Partisë Punëtore të Kurdistanit, Murat Karayılan, deklaroi për BBC-në se do të dorëzonin armët nëse Turqia binte dakord për armëpushim, do të ndërpriste sulmet ndaj civilëve kurdë dhe t’i jepte fund arrestimeve të politikanëve kurdë në lindje të Turqisë. Marrëveshja sipas kreut aktual të PPK-së duhet të mbikqyret nga Kombet e Bashkuara.

Karayılan kërcënoi se nëse qeveria turke nuk pranon kushtet, atëherë ata do të detyroheshin të shpallnin pavarësinë.

BBC nënvizoi se PKK i ka bërë shumë propozime të tjera që nuk janë pranuar, madje nuk janë marrë fare parasysh nga shteti turk. Megjithatë, thotë BBC-ja, ky propozim është i veçantë sepse PKK në këmbim nuk kërkon lirimin e liderit kurd, Abdullah Ocalan.

PPK-ja cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Rreth 45 mijë njerëz janë vrarë si pasojë e konfliktit kurdo-turk në 26 vitet e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›