E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE me strategji të re kundër terrorizmit

Komisarja e BE-së për Punët e Brendshme, Cecilia Malmstrom, pati fillimisht një lajm të mirë: numri i përgjithshëm i sulmeve terroriste në Evropë ka rënë.

Por terroristët po ndryshojnë taktikën dhe pjesërisht atentatet vetëm se marrin forma të tjera më të larmishme. Përveç kësaj sot është shtuar terrorizmi që e ka burimin vetë në Evropë, tha ajo. Prej këtyre zhvillimeve duhen nxjerrë pasoja kërkoi Malmstrom.

"Si shumë aktorë të tjerë edhe BE ka reaguar deri tani sidomos ndaj ngjarjeve konkrete. Pas një sulmi apo tentative për sulm vëmendja në media është natyrisht shumë e madhe, njerëzit kanë frikë dhe presin prej politikanëve që të veprojnë shpejt. Por shumë prej këtyre masave emergjente rezultojnë më pas si jo aq të efektshme sa duket. Për këtë ne duhet të veprojmë në mënyrë më përfshirëse dhe afatgjatë. Fjala është që të pengojmë dhe parandalojmë kërcënimet, të mbrohemi dhe t'i ndjekim ligjërisht“, theksoi ajo.

Sidomos pas atentateve të rënda në Madrid dhe Londër shtetet e BE-së e kanë përforcuar shumë bashkëpunimin.

Terrorizmi u shndërrua në katalizator të integrimit evropian.

Në mënyrë të veçantë u forcua këmbimi i të dhënave mes organeve të ndjekjes penale dhe hyri në përdorim urdhri evropian i arrestit.

Me gjithë ankesat për mbledhjen e zellshme të të dhënave, parimi i mbrojtjes së të dhënave personale nuk u vu kurrë në diskutim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›