E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vazhdojnë arrestimet në lidhje me "Ndranghetan"

"Gjashtëdhjeteshtatë arrestime u kryen në Foxha, Romë, Bolonjë, Breshia dhe Milano, një provë tjetër për shtrirjen e kësaj organizate në Italinë veriore", njoftoi policia italiane me anë të një komunikate.

Në Kalabri policia arrestoi dy biznesmenë dhe vëllezërit e kryebashkiakes të qytetit Corigliano, Pasqualina Straface. Marco dhe Franco Straface u arrestuan nën akuzën e bashkëpunimit me klanin mafioz.

“Ndrangheta” është klani mafioz më i fuqishëm në Itali dhe kontrollon tregtinë evropiane të kokainës. Vetëm një javë më parë policia italiane arrestoi mbi 300 persona si pjesëtar dhe të lidhur me këtë klan mafioz, mes të cilin dhe bosin e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›