E Shtunë, 31 Tetor 2026

PKK vret 5 policë turqë

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 18:30

Forcat guerile kurde të Partisë së Punëtorëve Kurdë sulmuan me armë mbrëmjen e të shtunës një stacion policie në juglindje të Turqisë.

Gjatë agresionit mbetën të vrarë pesë policë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Gjithashtu, forcat e sigurisë njoftojnë se gjatë atentatit mbetën të vrarë edhe tre pjesëtarë të kryengritësve.

Sulmet e anëtarëve të Partisë së Punëtorëve Kurdë kundër objekteve ushtarake janë shtuar që prej fillim-verës së këtij viti, kryesisht në pjesën juglindore të Turqisë, e populluar nga popullata shumicë kurde.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›