E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar nuk lëviz nga Brazili

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 17:45

Presidenti i Santosit, Luis Alvaro Ribeiro ka siguruar se Neymari nuk ka nënshkruar kontratë me asnjë klub.

19 vjeçari flitet se ka nënshkruar para-kontratë me Real Madridin, por kreu i klubit brazilian ka siguruar se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se ylli brazilian do të mbetet në atdhe, së paku deri verën e vitit të ardhshëm.

“Nuk jemi marrë vesh me asnjë ekip. As lojtari nuk ka nënshkruar me ndonjë klub”, deklaroi Ribeiro për mediat braziliane. Flitet se për Neymar interesim ka shfaqur edhe Barcelona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›