E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje: Qeveria po e lë Kosovën pa “Republikë”

Serbia kurrë nuk ka pasur bisedime më të suksesshme sesa këto që aktualisht po zhvillon me Kosovën në Bruksel. Kjo jo për shkak të qeverisë serbe dhe Borislav Stefanoviç, por si pasojë e qeverisë së Kosovës dhe Edita Tahirit. Kështu është shprehur lëvizja “Vetëvendosje” në një deklaratë për shtyp duke iu referuar bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Sipas “Vetëvendosjes”, marrëveshje e 2 shtatorit për vulat doganore mes Zv/kryeministres Edita Tahiri dhe kryenegociatorit të Serbisë Borislav Stefanoviç, përmban vetëm tre fjali të shkurtra ku në pikën e parë thuhet që palët do të bëjnë çdo përpjekje të mundshme për të siguruar qarkullimin e lirë të mallrave në përputhje me marrëveshjen e CEFTA-s.
“Kjo nuk është aspak detyrim për Serbinë pasi ajo gjithmonë do të mund të thotë që përpjekje më shumë se kaq nuk mund të bëjë dhe se këto ishin të gjitha përpjekjet e mundshme nga ana e saj” thekson Vetëvendosje.
Duke analizuar edhe pikën e dytë të marrëveshjes, Vetëvendosje thekson se Serbia pretendon që ka bërë koncesion i cili duhet të ndiqet nga Kosova me një koncesion tjetër të radhës edhe pse në vula nuk shkruan dhe as që është shkruar ndonjëherë fjala thelbësore “Republikë”.
Gjithashtu Vetëvendosje theksohet se një nga pikat e marrëveshjes theksohet se kudo që shkruan “Republika e Kosovës” duhet të bëhet vetëm “e Kosovës”.
“Pa dyshim që me dialogun e Brukselit nuk po i shtohet përmbajtje Republikës por po i venitet edhe formaliteti asaj. Nga bisedimet s`mund të ketë rezultat tjetër: nuk po diskutohet fare për vulat e Serbisë (mbi atë se çfarë vulash do të përdor Serbia), por vetëm dhe vetëm se çfarë vulash do t` ketë Kosova (e që janë të pranueshme edhe për Serbinë)”, thuhet në deklaratën e “Vetëvendosjes”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›