Stefanoviç: Serbia gati të diskutojë për veriun, por jo me Kosovën

Kryenegociatori i Serbisë Borislav Stefanoviç, deklaron se në Bruksel priten negociata për linjat administrative në dy pikat kufitare në veri të Kosovës, në Jarinjë dhe në Bërnjak, por jo me Prishtinën.
"Jemi në rrugë të mirë që në Bruksel të sigurojmë negociata për linjat administrative Jarinjë dhe Bërnjak. Do të flasim për to, por jo me Prishtinën, por me përfaqësues të BE-së dhe me të SHBA-së. Për këtë po punojmë dhe në momentin që marrim konfirmimin do të njoftojmë opinionin" ka theksuar Stefanoviç në një prononcim për mediat.
Në vijim ai thekson se Serbia ende është në pritje të përgjigjes nga Brukseli për letrën që dërgoi një javë më parë për situatën në veri.