Kuvend: PD e PS debate për dekretet e Topit
03/11/2011 Deputetët mblidhen sot në seancë plenare, ku pritet të shkëmbejnë akuza mes tyre
Përplasje mes palëve për importin e plehrave dhe propozimin për kreun e KLSH-së
Dy dekretet e Presidentit të Republikës pritet të shkaktojnë debate të ashpra mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi në rend të ditës ka përfshirë dekretet e Presidentit Topi, i cili vendosi kthimin e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, apo siç njihet ndryshe “ligji i plehrave”, si dhe propozimin e tij për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Me interes pritet diskutimi i ligjit të plehrave mes dy krerëve të grupeve kuvendore Gramoz Ruçi dhe Astrit Patozi, ku mazhoranca është shprehur hapur për qëndrimin e saj kundër vendimit të Topit për ta ndryshuar ligjin, ndërsa PS-ja nga ana e saj këmbëngul që për ligjin të votojnë vetë shqiptarët me anë të një referendumi popullor. Gjithashtu deputetët do të votojnë për rrëzimin e propozimit të kreut të shtetit për postin e kryetarit të KLSH-së, Sali Shehut. Dy ditë më parë në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ekonomisë përfaqësuesit e mazhorancës u shprehën se kandidatura e propozuar nga Topi është antikushtetuese dhe nuk plotëson kriteret e duhura që të jetë në krye të KLSH-së. Dy dekretet janë rrëzuar në komisionet përkatëse parlamentare vetëm me votat e mazhorancës. Ndërsa PS-ja, e cila nuk ka marrë pjesë në votim, është shprehur se mendimin e vet në lidhje me dekretet e Presidentit Topi do ta japë në seancën e sotme të Kuvendit.
Debati për importin
Kthimi i ligjit të mbetjeve nga ana e Presidentit Bamir Topi pak javë më parë shkaktoi debate të ashpra jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës, por akuza të ashpra u hodhën nga kreu i qeverisë Sali Berisha edhe ndaj Topit, të cilin e cilësoi si pjesë e “Alencës së Plehut”. Ndërkohë që nga Presidenca nuk është bërë asnjë reagim mbi këto akuza, kundërpërgjigjja është dhënë nga vetë kreu i opozitës Edi Rama, i cili e cilësoi “ligjin e plehrave” si një ligj që mbron interesat e një grupi të ngushtë njerëzish, si dhe favorizon mafien italiane. Në debatin për importin e plehrave nga jashtë janë përfshirë dhe shoqatat ambientaliste si dhe ato të riciklimit të mbeturinave. Paraditen e sotme Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka njoftuar se do të zhvillojë një protestë para Parlamentit, e cila kërkon mosvotimin e ligjit që lejon importin e plehrave në vendin tonë. “Nëse ligji kalon, ne do të kalojmë edhe te kërkesa për referendum dhe do riorganizohemi për një qëllim të tillë”, - paralajmëroi dje Blendi Kajsiu, përfaqësues i AKIP-it.
Ligjet me 3/5-at
Ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash janë kthyer për diskutim në komisionet parlamentare. Me këtë vendim mazhoranca i jep shansin opozitës që të kontribuojë në hartimin e projektligjeve, të cilat kërkojnë konsensus votash dhe që janë pjesë e axhendës së integrimit të vendit në familjen europiane. Opozitarët kërkojnë gjithëpërfshirje në hartimin e drafteve që kanë të bëjnë me reformat e integrimit nga ana e ekzekutivit.
Sot në Kuvend
Deputetët e PS-së Arta Dade dhe Gazmir Bizhga kanë thirrur në interpelancë ministrin e brendshëm Bujar Nishani dhe atë të Jashtëm Edmond Haxhinasto, që të bëjnë një raport para Kuvendit mbi veprimtarinë e institucioneve që ata drejtojnë. Sa i përket propozimit të PS-së për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, ajo është shtyrë për seancën e javës së ardhshme, pasi nuk është zhvilluar mbledhja e komisionit përgjegjës për arsye të angazhimit të deputetëve të PS-së.