E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, ligj per te drejtat e femijeve

Kryetarja e Kuvendi, Jozefina Topalli deklaroi dje se se shpejti Kuvendi do te miratoje nje ligj i cili do te mbroje te drejtat e femijeve, ne pershtatje me standardet nderkombetare dhe te Bashkimit Evropian. Kjo deklarate erdhi gjate punimeve te konferences me teme "Roli i Parlamentareve per parandalimin dhe reagimin ndaj shfrytezimit seksual te femijeve dhe adoleshenteve", e cila ne drejtimin e kryeparlamentares Topalli mblodhi deputete te vendeve te rajonit dhe organizma shqiptare dhe te huaj per mbrojtjen e te drejtave te femijeve. Ne fjalen e saj kryeparlamentarja lajmeroi se se shpejti nga ana e Kuvendit do te ratifikohet edhe Konventa e Keshillit te Evropes per mbrojtjen e femijeve nga shfrytezimi seksual dhe abuzimi seksual. Kryetarja e Kuvendit, Topalli ne fjalen e saj tha se vetem gjate periudhes 2005-2007 nga ligjvenesit shqiptare jane nenshkruar dhe ratifikuar 14 marreveshje dhe konventa per bashkepunimin rajonal dhe nderkombetar ne fushat e drejtesise, kunder krimit te organizuar dhe mbrojtjes se femijeve, viktima te trafikimit.

Gjate fjales se tij, Sekretari i Pergjithshem i Unionit Nderparlamentar, Anders Xhons rekomandoi se perpara hartimit te ketij ligji, duhej te diskutohej edhe te degjoheshin vete femijet. "Hartimi i ligjeve per mbrojtjen e femijeve do te kishte kuptim vetem nese ju degjoni femijet. Kjo nenkupton informimin e tyre per ligjet qe jane ne diskutim dhe t'i ftosh ata te kontribuojne ne kete debat. Parlamenti i Shqiperi po e ben kete, ne menyre te suksesshme", deklaroi ne fjalen e tij, Anders Xhons. Nga ana e tyre autoritetet e larta te institucioneve shqiptare vune theksin se ende mbeten te pamjaftueshme sanksionet penale dhe masat ndeshkuese per trafikantet e femijeve dhe personave qe dhunojne ata. Avokati i Popullit Ermir Dobjani, i pranishem ne takim, ngriti nder te tjera dhe problemin e trajtimit te te miturve ne sistemin e burgjeve shqiptare. Ai theksoi nevojen e bashkepunimit dhe shkembimit te pervojave legjislative ne kete drejtim.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›