E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrjet rajonal per femijet

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli kerkoi dje nga te pranishmit ne konference edhe ngritjen e nje rrjeti rajon parlamentare per mbrojtjen e femijeve. Gjate fjales se saj, Topalli deklaroi se do te ishte e udhes qe te koordinoheshin politikat dhe strategjite ne mbrojtje te kesaj shtrese shume te rendesishme te shoqerise. " Une ju ftoj sot te krijojme nje rrjet rajonal per mbrojtjen e femijeve. Te koordinojme politikat e strategjite. Nese ne punojme per te miren e femijeve, atehere kemi bere me te miren per gjithe njerezimin", beri thirrje kryetarja Topalli ne fjalen e mbajtur me kete rast. Sipas saj, femijet nuk jane prone e askujt, nuk jane prone e prinderve e aq me pak prone e shoqerise. Jozefina Topalli theksoi se femijet jane prone e te ardhmes dhe per kete arsye shoqerite duhet te investojne sa me shume te jete e mundur per zhvillimin dhe mbrojtjen e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›