Topalli: Parlamenti votoi me shume dinjitet "Dosjet", tani gati zbatimi
"Parlamenti ka votuar me shume dinjitet kete ligj. Ajo qe ne duam te garantojme eshte qe zbatimi i ketij ligji te behet ne menyre transparente dhe ne perputhje me te gjitha standardet e kerkuara nga Strasburgu. Ky eshte shteti ligjor i mbeshtetur ne ate c'ka eshte morale, mbi transparencen dhe mbi principet, me te cilet funksionon demokracia ne vendet e lira". Kjo ka qene deklarata, me te cilen kryetarja e Kuvendit ka percjelle miratimin e ligjit te dosjeve. Deklarate e bere menjehere pas takimit me kreun e Kuvendit turk, Toptan. Turqia eshte e bindur se anetaresimi i Shqiperise ne NATO, eshte nje kontribut shume i rendesishem per paqen dhe rajonin. Kete vleresim, i shprehu dje gjate takimit koke me koke me Kryetaren e Kuvendit, Topalli, Kryetari i Asamblese se madhe Kombetare te Turqise, Koksal Toptan. Ndersa Topalli u ndal tek rritja e bashkepunimit ekonomik mes dy vendeve. "Investimet turke, vijoi ajo, jane prezent ne Shqiperi, si Enka e cila ne bashkepunim me kompanine amerikane Bektel po investojne ne projektin me gjigant te infrastruktures sone por edhe rajonale, rrugen Durres-Kukes", thai Topalli. Toptan zhvilloi dje takime dhe me Presidentin Topi, si dhe Kryeministrin Berisha.