E Shtunë, 31 Tetor 2026

PNUD: Serbët e shqiptarët në Kosovë nuk janë gati të jetojnë bashkë

PRISHTINE-Pjesa më e madhe e serbëve dhe shqiptarëve që jetojnë bashkarisht në Kosovë nuk janë gati të punojnë dhe jetojnë në të njëjtat rrugë, bën të ditur Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, (PNUD).
Pothuajse askush nuk është i gatshëm të hyjë në një marredhënie martesore ndër-etnike, tregon sondazhi më i fundit publik i PNUD në Kosovë, shkruan agjencia serbe e lajmeve, B92. 

Vetëm rreth 41.5 për qind e tyre do të ishin dakort për të punuar me serbët, 43 për qind do të binin dakort të jetonin në të njëjtin qytet me serbët, ndërsa 37 përqind do të jetonin në të njëjtën rrugë me ta. Sa i përket martesave, vetëm 1,5 për qind të shqiptarëve të Kosovës do të hynin në një martesë me serbët e Kosovës, thekson raporti.

Anketa ka treguar pothuaj rezultate të ngjashme dhe në mesin e serbëve të Kosovës.
Rreth 43 për qind e serbëve do të pranonin të punonin me shqiptarët, 31 për qind e serbëve do të pranonin të jetonin në të njëjtin qytet me shqiptarët dhe 20 për qind e tyre të jetonin në të njëjtën rrugë me shqiptarët.

Sa i përket martesave ndëretnike, serbët janë të shqetësuar. Asnjë nga serbët që kanë marrë pjesë në anketë nuk shprehu gatishmërinë të hyjë në martesë me komunitetin shqiptar thuhet në Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim për periudhën nëntor 2010-qershor 2010.

Anketa përfshiu 1580 qytetarë mbi 18 vjec të të dyja sekseve dhe në të gjitha pjesët e Kosovës.

Të ndarë sipas etnive, në anketë morën pjesë 827 shqiptarë, 528 serbë and 225 banorë të etnive të tjera (si turq, boshnjakë, goranë, romë, ashkalinj dhe egjiptianë).

Hulumtimi u krye përmes Encompass nga Prishtina gjatë muajit maj dhe qershor 2011, thekson raporti i PNUD.

Kur është fjala për dialogun Beograd-Prishtinë nën patronazhin e BE në Bruksel, vetëm një e katërta e subjekteve i shohin këto bisedime si të dobishme për Kosovën, ndërsa 20 për qind e shohin dialogun e dëmshem.

Raporti thekson se 1 e katërta nuk shohin tek dialogu as rrezik per as zgjidhje, kurse 3 përqind mendijnë se dialogu është i dobishëm për Kosovën.

(da.bo/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›