E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, përplasen 2 makina, plagosen 3 persona

TIRANË-Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë aksidenruar 3 persona.

Ngjarja ka ndodhur prapë Rrugës së Elbasanit rreth orës 21:20 minuta kur një automjet Mini Cuper dhe një MBW X6 janë përplasur. Si pasojë janë plagosur rëndë 2 vajza dhe një i ri, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur. Policia bën të ditur se nga tre të plagosurit, në rrezik jete është vajza me inicialet B.P.

Në vendgjarje mbërritën ambulanca dhe policia. Efektivët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›