PNUD e KQZ informojnë studentët për Kodin Zgjedhor
Gjatë një takimi me të rinjtë në Universitetin e Shkodrës, PNUD dhe KQZ kanë informuar studentët mbi ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor. Një takim i tillë do të zhvillohet në ditët në vijim edhe në Universitetin e Tiranës dhe atë të Vlorës.
SHKODER- PNUD dhe KQZ, kanë zhvilluar në Universitetin e Shkodrës, një takim me studentë të fakultetit juridik, ku kanë informuar të rinjtë mbi ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor. Qëllimi i këtij takimi ishte ndërgjegjësimi i të rinjve për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.
Blendi Cefa, i angazhuari i PNUD për këto takime, foli dhe mbi përfaqësimin e 30% të grave në parlamentin e ri, në bazë të Kodit të ri Zgjedhor.
E ftuar për të folur mbi këtë kod ishte dhe anëtarja e KQZ-së, Vera Shtjefni, e cila theksoi rëndësinë që ka pjesëmarrja në votime e të rinjve, sidomos për ata që marrin pjesë për herë të parë. Një takim i tillë do të zhvillohet në ditët në vijim edhe në Universitetin e Tiranës dhe atë të Vlorës. (e.n/News24/BalkanWeb)