E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Ruci: Berisha, politika klienteliste

Gramoz Ruci, kandidati për deputet në qarkun e Fierit është ndalur në një takim me banorët e lagjes “8 shkurti” në kuadër të zgjedhjeve parlamentare. Ruci fajësoi kryeministrin për politika klienteliste në favor të një oborri njerëzish 

FIER- Kandidatët e Partisë Socialiste për deputet në qarkun e Fierit Gramoz Ruci, Albert Caci dhe Alma Bejtja janë takuar me banorët e lagjes “8 shkurti” në Fier. Ruci ka fajësuar kryeministrin Berisha për politika klienteliste në favor të një oborri njerëzish. “Vonoi dy vjet autostradën e Lushnjes, nuk vuri asnjë gurë për unazën e Fierit, pengoi 4 vjet autostradën Levan- Tepelenë dhe vjen këtu me një sfond pas ku duken disa këmba urash. Partia Socialiste në pushtet jo vetëm që do ta përfundojë atë rrugë por do të nxjerrë edhe përgjegjësinë penale dhe administrative”- tha Ruci. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›