E Diel, 1 Nëntor 2026

MB: Në lista ka persona mbi 100 vjec, famijlarët ti ç’regjistrojnë

 

TIRANE- Ministria e Brendshme reagon pas deklaratave të Partisë Socialiste për pasaktësi në listat e zgjedhësve. Përmes një deklarate për mediat, MB bën të ditur se listat janë ndërtuar mbi bazën e një regjistri të ri elektronik të standarteve më të mira europiane.
Ministria e Brendshme pranon se në lista janë përfshirë edhe persona mbi 100 vjec, por ligjërisht janë shtetas të cilët nuk janë deklaruar të vdekur nga familjarët e tyre.
“Është e vërtetë që në listat e zgjedhësve ka një numër qytetarësh me moshë mbi 100 vjeç, por përsa kohë ata ligjërisht janë shtetas që nuk janë deklaruar të vdekur nga familjarët e tyre, siç e parashikon ligji, askush nuk mundet t’i fshijë ata nga Regjistri Kombëtar i Shtetasve” theksoi zëdhënësi i MB.

Ndërkaq theksohet se brenda datës 15 qershor, sapo të mbyllet procesi i aplikimeve do të dërgohet në KQZ lista e plotë e personave që kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik dhe lista e atyre që do të mbeten pa aplikuar. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›