POLITIKA DHE USHTRIA, NE KRIZE MARREDHENIESH
"Marrëdhëniet civilo-ushtarake" është një temë e trajtuar gjerësisht në kulturën e përgjithshme të shoqërive moderne, perëndimore, për arsye të misionit të Forcave të Armatosura, të problematikës që mund të krijojnë, si dhe nevojës për përmirësimin e tyre. Problematika e këtyre marrëdhënieve në shoqërinë tonë është sa specifike, aq edhe e ngjashme me ushtritë e vendeve të tjera, është sa e re aq edhe e molepsur nga e kaluara. Pas çdo problemi që ka të bëjë me ushtrinë, mendja shkon te marrëdhëniet e saj me politikën dhe strukturat e tjera të shtetit e të shoqërisë.
Në Shqipëri, rëndësia e përmirësimit të marrëdhënieve civilo-ushtarake nuk ka të bëjë aspak me rrezikun që mund të paraqesë ushtria për t‘i shpëtuar kontrollit civil. Përkundrazi, rëndësia e përmirësimit të këtyre marrëdhënieve ka të bëjë me atë që ushtria t‘i shpëtojë vasalitetit mbytës ndaj politikës, aq mbytës sa e ka të vështirë për të kryer misionin e saj.
Lebërit kanë një thënie: O balo të hëngërt tënja, e ke të keqen nga brënda". Mendoj se, së pari, kriza e marrëdhënieve të politikës me ushtrinë duhet trajtuar te problemet që janë dhe vazhdojnë të krijohen në Forcat e Armatosura. Më tepër se problemet e trashëguara (pasojë e disa dukurive, si heqja e gradave, komisarët politikë, përhapja e ushtrisë, asgjësimi i elitave ushtarake nëpërmjet "grupeve puçiste" etj), për të cilat besoj se nuk ka më vend të justifikohemi, në kushtet e shtetit të së drejtës kanë lindur probleme të reja dhe kryesoret janë nënshtrimi i verbër para çdolloj ideje dhe vendimi të nxituar, subjektiv, bile edhe keqdashës, mungesa e profesionalizmit në lartësinë e kompetencave që të jep ligji dhe kultura e përgjithshme qytetare për të përfaqësuar denjësisht shtetasin me uniformë.
Këto janë probleme jo vetëm në Forcat e Armatosura, por në gjithë shoqërinë tonë të ndërlikuar, por ushtria ka disa specifika që fatdjallëzisht bëjnë që puna e djallit të dalë më tepër në shesh.
Ushtria merret me armatime e municione, që bëjnë bum. Merret me çështje të mprehta të sigurisë kombëtare, me harta e koordinata të shenjta, e që tregojnë nderin dhe integritetin e Atdheut. Ushtria edukon që të vritesh me fjalën e komandantit, i cili të çon në luftë, por jo të atij komandanti që të kërkon ryshfet për të të çuar në luftë. Në situatë paqësore, së paku, nuk do ketë besim dhe respekt për këtë biçim komandanti. Në situatë lufte, kur plumbat fishkëllejnë nga të gjitha anët, një Zot e di se ç‘mund t‘i ndodhë një komandanti të tillë kokoroç.
Ushtria tashmë është mjaft transparente ndaj faktorit ndërkombëtar. Eshtë anëtare e NATO-s dhe, në procesin e integrimit, krahas vlerave dhe përpjekjeve për të qenë të barabartë e dinjitozë, dalin në shesh edhe elementë të prapambetjes, mungesës së korrektësisë dhe përuljes së pajustifikueshme. Ushtria tashmë ka filluar të merret edhe me tendera e procedura prokurimi, që i koklavitin më tepër marrëdhëniet civilo-ushtarake, veçanërisht në kushtet e mungesës së përvojës për të menaxhuar dy-përqindëshin e buxhetit. Tashmë, çdo gjë blihet me lekë, duke filluar nga anijet dhe koburet e deri te patatet dhe shërbimi i pastrimit të territorit. Në pamje të parë duket sikur po e errësoj pak situatën, por mendoj se çështja është shumë e thjeshtë. Ajo ka të bëjë me karakterin e gjithsecilit. Ju siguroj se ka shembuj të shumtë, edhe në ushtrinë shqiptare të kohës së demokracisë, kur ushtarakët, gjeneralët kanë ruajtur raporte të drejta e dinjitoze me politikën, kanë dhënë mendimet dhe opsionet e tyre dhe kanë bindur politikën për drejtësinë e argumentimit të tyre.
Kur u sulmua Gjeorgjia nga Rusia, në fillim të muajit gusht të vitit të kaluar, më bëri përshtypje dalja para medias e Presidentit gjeorgjian. Dukej i hutuar, me flokë të pakrehur dhe me një kravatë të vendosur në mënyrë qesharake. Prapa tij qëndronte një gjeneral, me një pamje në kontrast me Presidentin. Gjenerali, i cili ishte këshilltari ushtarak i Presidentit, ishte tepër i rregullt, i qetë, sikur ishte në paradë e jo në një gjendje pushtimi. A e dini se kush është tashmë këshilltar ushtarak i Presidentit tonë? A e dini se aktualisht Kryeministri shqiptar nuk ka këshilltar ushtarak? A e dini se ushtaraku me gradë më të lartë duhet të jetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm? A e dini se ushtria shqiptare ka gjeneralë në gradë më të madhe se shefi i Shtabit të Përgjithshëm? Në këto kushte, si mund t‘u japë detyra Shefi i Shtabit gjeneralëve më të mëdhenj në gradë se ai? E shumë e shumë pyetje të ngjashme...
Le të përpiqemi të analizojmë situatën pas Gërdecit. Sfida e ministrit Oketa, qysh në ditën e parë të tij të punës ishte përmirësimi i sistemit të funksionimit të Forcave të Armatosura, maja e ajsbergut të së cilit ishte Gërdeci. Thënë ndryshe, sfida pas Gërdecit nuk ishin gëzhojat e barutet, por marrëdhëniet njerëzore.
Dy objektiva të rëndësishëm parashtroi Oketa, me ardhjen në krye të ministrisë: integrimin në NATO dhe procesin e asgjësimit të municioneve të tepërta. Objektivi i parë ishte realizuar me marrjen e ftesës në Samitin e Bukureshtit, që përkoi me kohën kur Oketa u bë ministër. Objektivi i dytë, megjithëse është një çështje që i përket gjithë shtetit shqiptar, praktikisht obligonte vetëm disa struktura dhe njësi të specializuara te ministria e Mbrojtjes dhe jo gjithë ministrinë, apo gjithë Forcat e Armatosura. Mendoj se do ishte me vend që Oketa dhe stafi i tij të merreshin së pari me personelin, jo për të bërë ndryshime strukturash apo emrash, sikurse bëhen shpesh pas ardhjes së një ministri të ri, por për të korrigjuar pikërisht ato dukuri që shfaqi dhe plasi Gërdeci, e veçanërisht marrëdhëniet civilo-ushtarake.
Le të analizojmë paksa edhe objektivin që kanë sot Forcat e Armatosura për t‘u bërë profesioniste, brenda vitit 2010.
Si do të rekrutohen ushtarët profesionistë? Duke u treguar parimet e atdhedashurisë, sa të bukur duken me uniformë, duke organizuar ndeshje futbolli për t‘u thënë të rinjve se në ushtri luhet futboll, bile edhe me NATO-n, apo duke u treguar se ç‘mund të përfitojnë dhe ç‘siguri e të ardhme kanë në profesionin e ushtarakut? Një shtetas shqiptar, i cili afrohet për t‘u rekrutuar në radhët e Forcave të Armatosura, së pari vlerëson faktorin ekonomik. Ai merr informacion se, përveç pagës, relativisht e ulët, mund të marrë pjesë edhe në misione. Të rinjtë që afrohen për t‘u rekrutuar e kanë këtë informacion dhe kjo shpjegohet me faktin se ata dëshirojnë të shkojnë pranë njësive me akses për të dërguar kontingjente në misione. Mirëpo, ata kanë edhe informacionin se për t‘u nisur në mision nuk duhet vetëm të punësohesh pranë këtyre njësive. Duhet edhe të japësh ca para si ryshfet.
Arsyeja ta thotë se e njëjta logjikë funksionon edhe për gradat, madje edhe për ato të larta e madhore, sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe fakti që të panjohur gdhihen kolonelë e gjeneralë. Kam bindjen se promovimi në gradë e detyrë më tepër se përgjegjësi shikohet si një kartë krediti për privilegje: Shtohen respekti e nderimet, rriten të ardhurat, përmirësohet cilësia e makinës, shtohen udhëtimet jashtë shtetit, përmirësohet sensualiteti i sekretareve, cilësia e restoranteve, e njerëzve që të rrethojnë dhe që ta kanë nevojën etj., etj. E gjithashtu, shtohen edhe ofertat për tendera.
Në të gjithë strukturën e ushtrinë amerikane, prej shekujsh, vazhdon të funksionojë Institucioni i Inspektorit të Përgjithshëm, i cili përveç të tjerash merret edhe me ankesat dhe letrat e personelit, qoftë këto edhe anonime. Pra, letra anonime ka edhe në ushtrinë amerikane dhe këto letra anonime trajtohen njëlloj si të ishin jo anonime. Ato trajtohen nga Inspektori i Përgjithshëm, i cili është në nivel batalioni e lart, jo për personin në fjalë, por për problematiken që trajtohet. I përmenda këtë element, sepse dihet kuraja e pakët që ekziston për të diskutuar hapur problemet që mund të dalin. Kjo ka të bëjë me kulturën e përgjithshme të mendësisë ushtarake, por edhe me interesa të mirëfillta personale, aq të ndjeshme në kushtet e vendit tonë.
Mendoj se zgjidhjen duhet ta gjejmë te krijimi i mundësive për të zhvilluar analiza të thella e të hapura, duke shfrytëzuar mësimet e nxjerra, përvojën tonë dhe përvojat e ushtrive të tjera. Theksoj se thelbi i çështjes mbetet te krijimi i mundësive për të analizuar.