E Shtunë, 31 Tetor 2026

POLITIKA NËSE KA PUNUAR ME GURIN E SIZIFIT

Nga Dr. LAVDOSH AHMETAJ

lavdoshiABSTRAKT
Punimi reflekton tendencat historike të shtetit shqiptar përgjatë viteve 1912-1990, duke përfshirë periudhat përkatëse të ndryshimit të modelit politik dhe historik në këtë periudhë. Në këtë pikëpamje, analiza thellohet përmes burimeve të klasikëve mbi formimin e shtetit si dhe mbi burime historiografike përkatëse. Kjo jep mundësi shkrimit të marrë një frymë të re duke profilizuar natyrën e shtetit shqiptar në periudha të ndryshme historike, që dallojnë rrënjësisht nga njëra-tjetra. Parë në këtë pikëpamje shkrimi përbën një risi në analizën historike përgjatë shekullit të njëzet, shekull i funksionimit të shtetit shqiptar. Në gjithë subjektin e analizës duket sikur Kamyja flet qartas përmes veprës së tij madhore Guri i Sizifit. Njëherësh punimi kërkon të reflektojë paqëndrueshmërinë historike të shtetit duke shtjelluar tendencat politike të cilat pasqyrojnë në profile të ndryshme qeverisëse, duke shprehur në njëfarë mase përjashtimin e një qeverisjeje nga tjetra.
Në termat e doktrinave të shtetit, organizimi i shtetit shqiptar, sistemet e aplikuara dhe kuadri i mendimit politik që i paraprin dhe i vesh deri ideologjikisht, paraqet karakteristika të veçanta, që në një analizë teorike mund të përkufizohen në tre profile të ndryshme. Parë, pra, në rrafshin e trajtimit doktrinar, në modelet e praktikuara mund të dallojmë qartas tre teori dhe praktika të ndryshme: mendimin konservator, atë socialistik dhe mendimin liberal. Këto shpesh të ndërthurura me elementë të ndërsjellë, që kushtëzohen nga vetë natyra e shoqërisë shqiptare, nga rrethanat historike, klima ndërkombëtare dhe protagonistët e aplikimit të tyre. Pra, nuk ka ndonjë filozofi politike të mirëfilltë shqiptare në organizimin e shoqërisë, pasi siç vëren studiuesi Hysamedin Ferraj, shqiptarët përgjatë historisë nuk kanë krijuar ndonjë filozofi të vetën por kanë ecur mbi moda dhe modele të zbatuara keq të të tjerëve.

Kështu, mendimi dhe praktika konservatore gjen shprehje në periudhën e monarkisë shqiptare të viteve 1928-1939 ; doktrina socialistike në periudhën 1945-1990, kur u aplikua ajo që u quajt demokraci popullore, apo me terma divulgativë komunizëm e socializëm ; ndërsa mendimi dhe praktika liberale, nën termin përgjithësues demokraci, mbas vitit 1990 e deri në ditët e sotme. Këtu janë lënë mënjanë periudha tranzitore, si ajo e anarkisë së dy dekadave të para, dhe ajo e luftës së dytë botërore në vitet 1939-1944 .

Profili konservator nën monarki
Në një periudhë 15 vjeçare (dhjetor 1924 – prill 1939), profili konservator i drejtimit të shtetit shqiptar prej mbretit Zog mund të dallohet jo prej ndonjë mendimi të kristalizuar doktrinar që gjen shprehje në aplikimin e parimeve të qarta e të studiuara, por në praktikat më tepër intuitive dhe detyruese të rrethanave konkrete në mjedisin e shoqërisë shqiptare. Shteti shqiptar që vinte nga një anarki dhe funksionim spontan , kërkonte më së pari konsolidimin e institucioneve bazë të tij dhe ato reforma që u kryen në këtë periudhë, mund të shihen në këtë funksion dhe jo në drejtim të ndonjë mendimi të konsoliduar doktrinar. Por vetë zhvillimet e kohës e çojnë këtë periudhë në suazën e doktrinave konservatore, me disa tipare të tradicionalitetit, të parimeve themelore të kësaj doktrine. Duket se jemi ende në stadin kur shoqëria shqiptare (figurativisht) është në procesin e lidhjes së kontratës sociale  për tu shprehur me Rusoin, domethënë për të bërë shtetin . Ka reminishenca të formave qeverisëse fisnore, feudale etj., që vijnë duke u fikur me konsolidimin e institucioneve të shtetit modern. Ky profil nuk mund të karakterizohet deri në fund, pasi procesi u ndërpre në mes prej shkaqesh madhore, lufta e dytë botërore.

Profili socialistik
Ky profil, ashtu si ai liberalist i dy dekadave të fundit, paraqet më tepër interes për analizë teorike, për vetë modelet e aplikimit dhe për vetë rrjedhojat e sjella prej tyre në organizimin shoqëror dhe politik . Dhe në këtë analizë doktrinare të dy profileve në fjalë do të ndalemi në elementët thelbësorë dallues të tyre, individualizmin dhe shoqërizimin, që në raportet mes tyre shëndoshin apo dobësojnë një shoqëri, e më tej organizimin shoqëror e shtetëror, duke zhvlerësuar prej tjetërsimit edhe vetë doktrinat nga të cilat nisen.
Parë në këtë hulli, mbi një doktrinë të deformuar në praktikë, atë socialistike, shihet të zbatohet për disa dekada një teori shoqërizimi që prish balancat e kontratës sociale, duke tjetërsuar vetë natyrën e saj. Nën ndikimin e doktrinës sllaviste të nomenklaturës dhe e ndërthurur fuqishëm me elementë të saj, ky socializim prishi atë që Rusoi e përkufizon: Të gjendet një formë shoqërizimi, e cila mbron dhe ruan, duke shfrytëzuar të gjithë forcën e përbashkët, personin dhe pasuritë e çdo anëtari; shoqëri në të cilën secili, edhe duke iu bashkuar të gjithë të tjerëve, ti bindet megjithatë veçse vetvetes, dhe të mbetet i lirë njëlloj si më parë. Madje edhe vetë doktrina rusoiane pësoi shtrembërime të ndjeshme, duke e paraqitur si parashtrat konceptual të asaj që po zbatohej, pasi u morën vetëm disa terma dhe disa elementë të shkëputur prej traktatit të tij Kontrata sociale .

Në analizë më të detajuar, në rrafshin e balancës mes individualizmit (që është një tipar thelbësor i njeriut dhe shpreh lirinë e tij natyrore dhe të drejtën e pakufizuar mbi gjithçka që e tundon dhe që ai mund ta arrijë) dhe shoqërizimit (që është një tipar i fituar, me vullnet ose pa vullnet, i njeriut të shoqërizuar, i cili teorikisht përmes tij fiton lirinë civile dhe pronësinë e gjithë asaj që zotëron) elementi i dytë mori sipërfaqshëm përparësi absolute duke zhveshur prej vlerës shoqërore dhe morale të parin. Themi sipërfaqshëm, pasi prej vetë natyrës njerëzore, individualizmi nuk mund të shuhet, por mund të vishet dhe të kamuflohet duke vepruar në prapaskenë. Kështu, edhe nën mbulojën e nomenklaturës, shoqërizimi i skajshëm dhe venitja e individualizmit të anëtarëve të shoqërisë, u shoqërua me një handikap që solli dëme të pallogaritshme në shoqërinë shqiptare: sajesa doktrinare e përjashtimit dhe denigrimit të një pjese të shoqërisë përmes së ashtuquajturës luftë klasash . Dhe në emër të saj, anëtarë të shoqërisë humbën përveç zotërimeve materiale, si gradualisht të gjithë të tjerët, edhe të drejtën për të qenë të barabartë në shtetin e tyre. Domethënë, ai shoqërizim vullnetar teorik që shprehet në kontratën sociale, ishte një shoqërizim i dhunshëm që sillte domosdo refuzimin e tyre për këtë lloj detyrimi .

Nga ana tjetër, shoqërizimi i gjithçkaje nuk mori parasysh karakteristikat e popullit mbi të cilin aplikohej. Këtu mund të ndalim pak për të vërejtur se shqiptarët janë me tipare individualiste për vetë konstitucionin dhe kondicionin e tyre fizik e moral. Kjo është skalitur në rrjedhat historike të kohës, prej vetë natyrës, klimës, historisë së tyre si popull rrënjës. Nga mjaft studiues të huaj shqiptari tipizohet si popull me prirje të theksuar individualiste . Madje ky individualizëm është interpretuar edhe si një karakteristikë që nuk e lejon atë të krijojë institucione të mira, dhe që e shtyn të gjenerojë pareshtur konflikte dhe të mos jetë në gjendje të futet në rrjedhat normale vetëqeverisëse kolektive. Siç thamë, duke qenë një popull rrënjës me shtrirje tokësore të konsiderueshme në hershmëri dhe me hapësira të pamata e të mjaftueshme për të gjithë, tek shqiptarët do të lindte ndjenja e pakushtëzuar e lirisë dhe e hapësirës .  Por ajo çka mund të ishte e përshtatshme për popujt sllavë, me karakteristika të dalluara në ndjenjën e kolektivitetit, u aplikua në shoqërinë shqiptare një vlerë aspak e përshtatshme për tiparet mendore dhe shpirtërore të saj.

Pra, në sipërfaqe u krijua një fasadë e

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›