E Shtunë, 31 Tetor 2026

POLITIKA VIRTUALE SHQIPTARE

Te shumta te pambarimta jane shkrimet politike ose per politiken ne Shqiperi. Shtypi dhe mediat jane te politikanizuara sepse substance e tyre kryesore e tregut te opinioneve dhe betejave te ideve eshte politika. Po cila politike Opinionistet term tejet konvencional artikulojne pa referenca ose vizione shkencore shpesh nje moskuptimshmeri te frikshme te objektit sipas nivelit medioker vetjak ose te grupit klanor te interesave ekzistenciale. Hiqen afishohen pa pike modestie si kampione te analizes se pakundershtueshme duke e monopolizuar thashethemnajen e kafeneve per politiken si nje Zbulese gati hyjnore flasin per gjithcka kur ne te vertete nuk dine saktesisht asgje. Ne fakt ata jane obsesionuar virtualisht nga nje politike virtuale.

E verteta eshte qe politika shqiptare 20 vjet mbas renies se Murit te Berlinit eshte ende virtuale. Eumlshte me teper nje politike retorike e termave dhe jo e substances e imazheve frazeologjike dhe spektakolare dhe jo e realitetit.

Te mos harrojme se gjate ketyre 20 vjeteve kane ndodhur shume ndryshime te medha potencialisht rezultate te lirise dhe te demokracise. Demokracia funksionale nuk percaktohet nga etnia gjuha nga kuadri kombetarist omfalocentrist por eshte dukuri boterore integruese. Ky realitet universal percakton edhe realitetin shqiptar i cili perjeton procesin e nuancave dallimeve problemeve vonesat retrograde nivelin kulturor te politikaneve dhe te publikut. Per shume arsye politika shqiptare nuk eshte shkeputur nga virtualizmi nga puberteti virtual i politikes. Klasa politike eshte me e dyzuar nga pervojat vetjake te jetes ne totalitarizem dhe te mbijeteses ne demokraci sepse protagonistet kryesore dhe me autoritative jo vetem e zoterojne tetarin politik akoma por ka gjasa ta zoterojne edhe 10 vjetet e ardhshem.

Totalitarizmi stalinist shqiptar qe politike virtuale qe njesonte identifikonte politiken me propaganden. Kjo dukuri eshte edhe sot propaganda mediatike eshte e pashembullt torturonjese hipnotike zhurmuese hutuese shkaterruese. Ne te dy krahet lideret partiake paraqiten si mjeshter virtuale te propagandes virtuale duke besuar naivisht se ky eshte thelbi magjik i fitores ose disfates. Kjo e ka bere Parlamentin institucionin me publik te propagandave kundershtuese deri ne marrezi alergjike. Ne Parlament nuk flitet gati fare per shqetesimet dhe hallet e elektorateve por per partite jo per miliona zgjedhesit shqiptare por vetem per te zgjedhurit qe jane aq sa mund te perfshihen bashke ne nje salle te vetme. Kjo mangesi konceptuale shpjegon edhe politiken virtuale shkencerisht.

Maks Veberi ka thene se politika e opinioneve eshte fasada e politikes se vertete dhe se virtualizmi politik nuk i paraprin por shpesh e fsheh e mistifikon e degradon politiken e vertete. Gjithashtu forma emerore titullthirrese e partive nuk eshte ekskluzivitet i se vertetes dhe progresit por sjell nganjehere konceptimin mistik te nocioneve shkencore te politikes dhe te veshtrimit real filozofik. Ne Shqiperi per 20 vjet nuk ka nje strategji shkencore per ekonomike te frymezuar nga partite dhe politikanet vizionare per zhvillimin te partneritetit ekonomik shqiptar me dinjitet ne tregun boteror si nje kryeceshtje e te gjitheve mbi partite dhe politikanet. Ekonomia shqiptare eshte virtuale pikerisht edhe per shkak te politikes virtuale. Ky eshte korrelacioni historik. Virtualizmi politik eshte nje problem boteror. Analisti britanik Timothy Garton Ash para ca kohesh botonte nje shkrim ne The Guardian duke pasqyruar nje dukuri angleze mesimdhenese edhe per ne shqiptaret qe ne vend ta mesojme politiken e profanojme ate. Ash shkruan Harroje retoriken partiake. Distanca ideologjike ndermjet partive politike britanike eshte me e vogel se sa ato pranojne publikisht parahesimisht me e vogel se ajo qe ishte mes Partise Konservatore te Margaret Thacher-it dhe Partise Laburiste te Michael Foot-it. Merr sloganin Big society shoqeri e gjere te David Cameron-it per shembull. Ne fjalimin e ketij slogani kete vere ai tha Mund ta quani liberalizem. Mund ta quani fuqizim. Mund ta quani liri. Mund ta quani pergjegjesi. Une e quaj shoqeri e gjere. Ne inkoherencen e tij evangjelike ky eshte paragraf qe do ti shkonte Tony Blair-it. Liberalizmi autoriteti liria dhe pergjegjshmeria jane te gjitha gjera te mira por ato nuk jane e njejta gje dhe asnje prej tyre nuk eshte e barabarte me shoqerine e gjere. Kjo eshte si te thuash Mund ta quash qumesht mund ta quash djathe. Mund ta quash corape. Munda ta quash motor me djegie te brendshme. Une e quaj fasule te ziera. Kjo do te thote se virtualizmi politik frazologjik con tek elektoralizmi gjithashtu virtual problema zgjedhore nuk te shpeton detyrimisht ose mrekullisht nga virtualizmi qe subjektivizon verbalisht realitetin e nderlikuar objektiv.

Politika e vertete ne Shqiperi duket se ekziston per paradoks jashte kornizave te partive dhe nuk ka lidhje me fjalimet apokaliptike dhe delirante. Politika e vertete eshte te njerezit qe jane burimi i humanitetit dhe sovranitetit te hallet e tyre te medha te problemi galopant i papunesise i rritjes se taksave te pafundme te liria e personaliteit me dinjitet dhe jo te poshteruar te socialiteti i kercenuar i lidhjeve njerezore dhe komunitare te besimi i lekundur ndaj se ardhmes per shkak te korrupsionit gati mitik dhe te ligjesuar te mencuria e shqiptareve per te perballuar krizat e pashmangshme te se ardhmes te nje emancipik jetik i klases politike tek heqja dore nga iluzionizimi i tejzgjatur dhe nga opinionet postulate te konsolidimi i institucioneve ne substance demokratike dhe jo te partizuara ose te privatizuara te fuqia morale e edukimit shkencor dhe human te politika e vertete e njerezve te vertete dhe jo e personaliteteve medioker por ama shume mediatike d.m.th virtuale

Kjo do te thote qe jeta te mos jete e politikanizuar por politika te jete identitet i zhvillimit identitetit dhe mrekullise se jetes njerezore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›