PORTRET – Mamdani, ngritja e vrullshme e kryebashkiakut të ri vizionar të Nju Jorkut

NJU JORK, 5 nëntor /ATSH/ – Një vit më parë, Zohran Mamdani ishte një figurë politike e panjohur. Tani, 34-vjeçari socialist demokrat do të bëhet kryebashkiaku i parë mysliman i Nju Jorkut, me një profil që shtrihet përtej qytetit, për të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe madje edhe botën, sipas “The Guardian”.
Një herë kandidat në hije, tani në qendër të vëmendjes, Mamdani pati një ngritje të vrullshme. Me një prani të zgjuar në rrjetet sociale dhe një fushatë nga baza që tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare dhe mobilizoi mijëra votues për herë të parë, shumë prej të cilëve të rinj, ose të komuniteteve me ngjyrë, ose të dyja, Mamdani ofroi një model se si progresistët mund të mobilizohen online.
Videot e tij kanë ofruar gjithashtu një vizion shpresëdhënës dhe të ngrohtë të Nju Jorkut, duke treguar se jeta nuk duhet të jetë kaq e vështirë sa është bërë.
Disa prej hiteve të tij në rrjetet sociale përfshijnë krijimin e termit “halalflation” (cmimet e shtrenjt hallall) dhe premtimin për të ngrirë qiratë përpara se të hidhej në valët e ftohta të Coney Island.
Ka pasur foto virale të fejesave në metro dhe video të tij duke folur me pasion për çmimet e qirave ndërsa vraponte në maratonën e Nju Jorkut. Një video virale ku intervistonte qytetarë të klasës punëtore dhe me ngjyrë rreth arsyes pse votuan për Trump, ose pse nuk votuan far, pati një ndikim të madh.
Përmbajtja e tij e shpejtë dhe këmbëngulja për të takuar njerëzit ,duke përfshirë edhe kritikët e tij, e pozicionuan Mamdani në kontrast të fortë me kandidatin e vjetër të njollosur nga skandalet, ish-guvernatorin Andrew Cuomo, i cili kandidoi si i pavarur dhe përfitonte mbështetje nga donatorë shumë të pasur dhe korporata.
Mamdani dhe Cuomo përfaqësonin dy krahë shumë të ndryshëm të Partisë Demokratike, njëra e papopullarizuar dhe e mërzitshme, tjetra me ambicie dhe frymëzuese. Njujorkezët treguan se kujt vizion për Amerikën t’i japin besimin.
I lindur dhe rritur në Kampala, Ugandë, Mamdani u transferua në Nju Jork me familjen kur ishte shtatë vjeç. Djali i një kineasti të njohur dhe një profesori të Universitetit Columbia, ai ndoqi shkollën publike “Bronx High School of Science”, ku themeloi ekipin e parë të kriketit të shkollës.
I ati, Mahmood Mamdani, lindi në Mumbai më 1946 dhe rritur në Kampala, është një nga studiuesit më të njohur afrikanë të kolonializmit dhe dhunës politike. Në 1972, si akademik i ri, ai ishte pjesë e 60 000 aziatikëve të dëbuar nga Uganda nga diktatori Idi Amin. Pas doktoratës në Harvard në 1974, Mamdani ka mësuar në Tanzani, Afrikën e Jugut, Ugandë dhe SHBA, dhe aktualisht mban titullin profesor “Herbert Lehman” në Universitetin Columbia. Ai është autor i librave të dhe është përzgjedhur nga revista “Foreign Policy” dhe “Prospect” si një nga 20 intelektualët më të rëndësishëm publikë në botë.
E ëma, Mira Nair, e lindur në Rourkela, Indi, më 1957, studioi sociologjinë në Universitetin e Nju Delhit dhe fitoi bursë në Harvard. Filmografia e saj katër-dekadëshe përfshin veprat “Salaam Bombay”, “Mississippi Masala” dhe “Monsoon Wedding”, duke e vendosur atë si një nga regjisorët më të njohur indianë globalisht. Nair është gjithashtu e angazhuar politikisht dhe shpesh përdor artin si mjet për të adresuar çështje sociale dhe të drejtave njerëzore.
Në vitin 2014, Zohran Mamdani mori diplomën bachelor në Studime Afrikane nga Bowdoin College, ku themeloi degën e parë “Students for Justice in Palestine”. U bë qytetar amerikan në vitin 2018.
Zohran takohet dhe bashkëjeton me Rama Duwaji, artiste siriane-amerikane që takoi përmes një aplikacioni takimesh në vitin 2021, dhe me të cilën u martua në një ceremoni civile këtë vit. Mbështetja e saj ka qenë pjesë integrale e fushatës dhe vizionit të tij për një Nju Jork më përballueshëm dhe të drejtë.
Zohran takoi artisten siriane-amerikane Rama Duwaji në një aplikacion takimesh në vitin 2021. Rama është ilustratore, artiste vizuale dhe punon edhe me qeramikë. Çifti u martua në një ceremoni civile në qytet këtë vit dhe që nga atëherë Rama ka qëndruar pranë tij si partnerja e përhershme, duke mbështetur vizionin dhe fushatën e tij pjesë integrale për një Nju Jork më përballueshëm dhe të drejtë. Marrëdhënia e tyre ka tërhequr vëmendjen e mediave, jo vetëm për natyrën e saj moderne, por edhe për faktin se ata përfaqësojnë një Nju Jork global dhe shumëngjyrësh.
Trashëgimia artistike dhe intelektuale e prindërve, përvoja e tij personale dhe aftësia për të lidhur njerëzit nga komunitete të ndryshme e kanë bërë Mamdanin një figurë të jashtëzakonshme politike. Ai shënon jo vetëm një moment historik për qytetin e Nju Jorkut, por edhe një model të qartë për liderë të rinj që duan të ndryshojnë mënyrën se si politika shërben njerëzit dhe komunitetet.
Para se të hynte në politikë, Mamdani punoi si organizator komuniteti dhe këshilltar për parandalimin e falimentimeve.
Në nëntor 2020 u zgjodh në asamblenë shtetërore për distriktin 36 të Nju Jorkut, duke u bërë njeriu i parë nga Azia Jugore, i pari Ugandez dhe një nga tre myslimanët e vetëm që kanë shërbyer ndonjëherë atje.
Që nga fitorja e tij bindëse në zgjedhjet paraprake demokratike më 24 qershor, ligjvënësi karizmatik fitoi gradualisht mbështetjen e udhëheqësve kryesorë të demokratëve të Nju Jorkut, duke përfshirë ish-zëvendëpresidenten Kamala Harris dhe guvernatoren shtetërore Kathy Hochul, si dhe liderin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries.
Ai gjithashtu mbështetej nga një “tufë” donatorësh me fonde të vogla, duke udhëhequr garën me diferencë dyshifrore mbi agjendën e tij.
Me postime të zgjuara, të gëzuara, shpesh qesharake, por gjithmonë të përqendruara në mesazh në “TikTok” dhe “Instagram”, Mamdani tërhoqi mijëra votues të rinj dhe për herë të parë dhe vullnetarë për Partinë Demokratike, duke drejtuar një fushatë inspiruese.
Fokusi i tij kryesor mbeti çmimi i qirave, cilësia e jetës, kujdesi për fëmijët dhe ushqimet, dhe promovoi politika si rritja e taksave për më të pasurit e Nju Jorkut, rritja e taksave për korporatat dhe ngrirja e qirave të stabilizuara.
Ai gjithashtu propozoi kujdes universitar për fëmijët, autobusë pa pagesë (të cilët ai i përdor vetë), dyqane ushqimore të pronësisë së qytetit dhe një pagë minimale prej 30 dollarësh.
Përballë një fushate opozitare të mbushur me islamofobi dhe racizëm, Mamdani bëri fudhatë në gjuhët urdu, hindi dhe spanjisht, nga xhamitë dhe gjatë netëve, duke arritur një koalicion të larmishëm votuesish nga komunitete të ndryshme të Nju Jorkut, përfshirë diasporën e Azisë Jugore.
Pranimi i fesë së tij myslimane, aktiviteti mbrojtjes për të drejtat e Gazës dhe Palestinës dhe gatishmëria për të mbrojtur emigrantët, preku shumë njerëz.
Politikat e Mamdanit e kanë bërë objektiv të sulmeve republikanëve dhe perspektivë të pasigurt për udhëheqësinë demokratike, me kritikët që shqetësohen se konkurrueshmëria e Nju Jorkut mund të vuajë nëse ai fiton, dhe duke i quajtur idetë e tij joreale dhe jo tërheqëse jashtë Nju Jorkut. Por ato kanë influencuar në mijëra njujorkezë dhe kanë lejuar Mamdanin të zgjerojë ndjeshëm elektoratin, duke enei u dhënë energji veçanërisht votueve të rinj, të uritur për ndryshim gjeneracional dhe ideologjik.
Me kërcënimet e Donald Trump për vendosjen e gardës kombëtare dhe ndalimin e fondeve federale mbi Nju Jorkun, si dhe sulmet e tij të përsëritura në rrjetet sociale, madje edhe kërcënimet për deportim, zgjedhja e kryebashkiakut të ri do të ketë pasoja të mëdha për Nju Jorkun, Partinë Demokratike dhe SHBA-në në përgjithësi.
Ai u ngjit politikisht në një kohë kur nacionalizmi i bardhë dhe tendencat autoritare po rriteshin në periudhën e dytë të presidencës së Trump. Por ai qëndroi i palëkundur tek mesazhet e tij kryesore për përballueshmërinë e jetës në Nju Jork dhe llogaridhënien e Izraelit.
Tani Mamdani, i rritur në hijen e 11 shtatorit, do të jetë udhëheqësi i parë mysliman dhe i pari nga Azia Jugore që do të marrë detyrën e kryebashkiakut në një nga punët më të vështira në vend. Sfida përpara tij është e madhe, por edhe mundësia është e nxehtë. /Ad.Ab./