E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Bashkia nuk ka projekt për sheshin

Ministri

Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë projekt për sheshin “Skënderbej”. Ky ishte qëndrimi që mbajti dje ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, në një konferencë për shtyp, vetëm pak orë pasi Kryeministri Berisha i kërkoi të niste bisedimet me Bashkinë e Tiranës për rindërtimin e sheshit “Skënderbej”. “Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë projekt për ndërtimin e sheshit ‘Skënderbej’, edhe pse fondet nga qeveria i janë dhënë prej dy vitesh. është kontraktuar një fond, 10 milionë USD ndihmë e qeverisë kuvajtiane, që kur Kryeministri i Kuvajtit vizitoi Tiranën, fondi i është ofruar dhe Bashkia e ka sorollatur këtë çështje”, deklaroi Olldashi në lidhje me temën e sheshit kryesor të Kryeministrit. Sipas tij, Bashkia e Tiranës refuzoi ndihmën e qeverisë, në vend që të bashkëpunojë për përmirësimin e infrastrukturës publike në shërbim të qytetarëve. Deklarata e ministrit të Transporteve erdhi pas kërkesës së bërë dje paradite nga Kryeministri Berisha dhe refuzimit që i bëri Bashkia e Tiranës kësaj ndihme të ofruar nga qeveria.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›