E Diel, 1 Nëntor 2026

PPE garanton mbështetje në zgjedhje për PD

Kryeministri Berisha konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Partive Popullore Evropiane (PPE), Ëilfried Martens. Berisha i prezantoi programin e PD per 4 vitet e ardhshme 

TIRANË- Kryeministri Berisha priti sot në një takim në selinë e qeverisë, Presidentin e Partive Popullore Evropiane (PPE), Ëilfried Martens, i cili ndodhet në Tiranë për të mbështetur Partinë Demokratike në zgjedhjet e 28 Qershorit. Pas takimit me dyer të mbylluara, Kryeministri Berisha në një konferencë të përbashkët për shtyp me z. Martens shprehu mirënjohjen ndaj PPE-së, ku aderon dhe Partia Demokratike e Shqipërisë.
Kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot mbështetjen e jashtëzakonshme që Partitë Popullore Europiane i kanë dhënë Partisë Demokratike të Shqipërisë, nga themelimi i saj në dhjetor të vitir 1990, si partia e parë opozitare në vend pas rënies së dikaturës, dhe deri më sot.
"E njoha zotin Martens me programin e PD-së për 4 vitet që vijnë. Ky është programi i Shqipërisë europiane, me të cilin ne synojmë t'u afrojmë qytetarëve shqiptarë standardet, kriteret dhe praktikat e qytetarëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian", tha Kryeministri, ndërsa siguroi se "ky program e përgatit Shqipërinë për anëtarësim në BE".
Z .Martens nga ana e tij pasi shprehu mbështetjen e tij për kryeministrin në këto zgjedhje, u shpreh I bindur për fitoren e tij. Martens shprehu dëshirën që Shqipëria të bëhet anëtare e NATO-s. “Edhe njëherë unë jam i bindur se Shqipëria duhet të bëhet anëtare e BE-së. Dhe një nga rezultatet kryesore të kryeministrit Berisha është se ai hapi dhe realizoi perspektivën evropiane dhe antlantiste të Shqipërisë. Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s”.
Zyra për shtyp e PD-së bën të ditur se në vitin 1995, Partia Demokratike e Shqipërisë, pas gati një viti me statusin e “anëtarit shok”, u pranua anëtare me të drejta të plota e EDU (Unioni Demokratik Evropian), ombrella më e madhe e partive të qendrës së djathtë evropiane.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›