E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu në Tiranë: Tensionet në shesh, praktika të vjetruara

Vizita e kryetarit të internacionalistes socialiste Jorgo Papandreu ndodh vetëm 2 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Papandreu: “Jo shembull i mirë cka kam parë në TV. Zgjedhjet, me rëndësi, të jenë të lira" 

TIRANE- Kryetari i internacionales socialiste, dhe njëkohësisht i partisë PASOK të Greqisë dënoi incidentet e ndodhura sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku forcat e policisë pengonin ndërtimin e podiumit për mitingun që PS planifikon të organizojë sot në orën 20.00

“Jo shembull i mirë cka kam parë në TV. Këto janë praktika të vjetruara” tha Jorgos Papandreu i cili ndodhet në Tiranë në një takim me kryetarin e PS-së Edi Rama. Duke i uruar fitoren e Ramës në zgjedhje Papandreu theksoi se “është me rëndësi që zgjedhjet të zhvillohen të lira”.

Gjatë takimit me Edi Ramën Papandreu bëri thirrje që të respektohen të drejtat e minoritetit. Nga ana e tij kryetari i PS-së Edi Rama fajësoi keq qeverisjen e kryeministrit shqiptar që Shqipëria nuk u përfshi në liberalizimin e vizave. Gjithashtu Rama informoi Papandreun mbi procesin e aplikimit dhe pajisjes me karta identiteti elektronike, ku citohet ti ketë thënë se shumë shtetas nuk kanë marrë ende kartat e identitetit.

Vizita e kryetarit të internacionalistes socialiste Jorgo Papandreu ndodh vetëm 2 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›