Berisha: Duhet një Martin Luter të ri në botën e financave
I ftuar nderi si referues në Simpoziumin Ndërkombëtar për Biznesin dhe Lidershipin kryeministri shqiptar tha se “rënia e kërkesës do të thotë prekje e ekonomisë botërore në tërësi dhe jo vetëm e vendeve të tyre. Kështu që nuk mund të them se ekonomia shqiptare do të mbetet një ishull i shkëputur nga ekonomia botërore"
Ekonomia shqiptare nuk është ishull i ndarë nga bota. Këtë qëndrim shprehu dje në Bruksel Kryeministri Sali Berisha lidhur me rrezikun e prekjes së Shqipërisë nga kriza financiare botërore dhe recesionin ekonomik. Kryeministri Berisha pohoi: "Pasojat e krizës financiare janë të tilla që po zhytin në recesion ekonomitë e mëdha botërore, të cilat janë edhe epiqendrat e kërkesës. Në këtë kontekst rënia e kërkesës do të thotë prekje e ekonomisë botërore në tërësi dhe jo vetëm e vendeve të tyre. Kështu që nuk mund të them se ekonomia shqiptare do të mbetet një ishull i shkëputur nga ekonomia botërore". I ftuar nderi si referues në Simpoziumin Ndërkombëtar për Biznesin dhe Lidershipin, zhvilluar në Parlamentin Evropian në Bruksel, Kryeministri Sali Berisha e fokusoi fjalimin e tij në treguesit e Shqipërisë gjatë tri viteve të qeverisë së djathtë. Lidhur me krizën botërore financiare, temë kryesore e simpoziumit, Berisha tha se duhen rregulla të reja edhe në sektorin privat, pasi lufta ndaj korrupsionit në sektorin publik nuk mjafton. “Bota ka nevojë për një Martin Luter të ri në botën e financave, sepse qeveritë kanë shumë të drejtë kur fokusojnë të gjitha përpjekjet për të parandaluar korrupsionin në sektorin publik dhe kjo është thelbësore. Por kur krahasojmë sektorin publik me atë privat, është si një xhuxh përballë një gjigandi", - u shpreh Kryeministri shqiptar. Kryeministri shprehu gjithsesi optimizmin për zgjidhjen e shpejtë të krizës falë masave të ndërmarra nga vendet e mëdha. Në panelin e këtij simpoziumi, Kryeministri Berisha ishte së bashku me zotin Nirj Devo, anëtar i Parlamentit Evropian, zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për zhvillimin e sektorit financiar privat, zotin Majkëll Klajn, drejtuesin e këshillit të organizatës Tranparency International prof. dr. Piter Ejgen, ish-drejtorin e Financimit të Korporatave në Komisionin Evropian prof. Rudi Aernoud, si dhe presidentin e Organizatës Ndërkombëtare të Vlerave Njerëzore, zotin Hans Martin Shemp.