E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrihet konsensusi ne Kuvend pas presionit te nderkombetareve

PS voton Kodin Penal. Blushi Na lini te jemi europiane

Partia Socialiste terhiqet dhe jep konsensusin per miratimin e ligjit te fundit me shumice te cilesuar te votave duke votuar Kodin Penal. Pas me shume se shtate oresh debate ne salle socialistet per hir te integrimit i kane dhene voten pro 59 neneve te reja te Kodit Penal duke u zhveshur keshtu nga akuza e demokrateve se po pengojne integrimin e vendit. Perpara nisjes se votimit te ligjeve Ruci ka kerkuar shtyrjen per shkak se duhej te merrte vendimin final si grup opozitar. Pas dhjete minutash eshte marre vendimi qe PS-ja te mos etiketohej si shkaktare e mungeses se marrjes se statusit te vendit kandidat te votohej pro. Kodi penal u votua me 126 vota pro asnje kunder dhe asnje abstenim. Pas ketij votimi mazhoranca ka duartrokitur votimin e kolegeve opozitare. Sot shqiptaret paten mundesi te shohin nje rast tjeter se kush punon per integrimin dhe kush punon per oborrin. Ne socialistet dhame voten pro Kodit Penal sepse keshtu permbushet rekomandimi i BE-se per ligjet me 3/5 e votat. Ndersa Saliu dhe te tijte nuk pranuan amendamentet tona per pergjegjesine penale te Kryeministrit dhe te ministrave si dhe ndjekjen penale te atyre qe manipulojne statistikat. Pra Saliu u mundua dhe sot te mbrohet per paudhesite qe ka bere. Ta kete te qarte Saliu se nuk ka mburoje dhe imunitet qe ta mbroje nga hetimi dhe zbardhja e pislleqeve dhe krimeve qe ka kryer - tha sekretari i grupit te PS-se Balla pas votimit. Por sic duket ne kete qendrim te opozites ka ndikuar dhe fakti se dhe ambasadoret e Trojkes BE-OSBE-SHBA kane nderhyre ne zgjidhjen e ngercit te krijuar per reformat si ato zgjedhore dhe parlamentare. Gjithashtu problem ishte mosdhenia e konsensusit te Kodit Penal. Sigurisht sot debati duhet te ishte nje gje tjeter dhe jo thjesht miratimi apo mosmiratimi i nje neni thjesht per ata qe falsifikojne te dhenat zyrtare. Megjithate mazhoranca e perqendroi ketu duke mos dhene dakordesine e saj dhe jo vetem dakordesine e saj por duke mos negociuar me opoziten per te gjetur me opoziten nje zgjidhje te perbashket. Pra u provua se juve iu mungon vullneti per te denuar falsifikatoret e statistikave se u duhen per te mbuluar te verteten iu mungon vullneti politik se u duhet perseri falsifikimi per te fshehur gropen ku eshte zhytur ekonomia shqiptare - tha Ruci para votimit te Kodit.  Ndersa kreu i grupit te PD-se Astrit Patozi u shpreh se problemi juaj nuk eshte tek profesionalizmi i anetareve te Komisionit te Ligjeve apo te perfaqesuesve tuaj ne Komisionin e Reformes Zgjedhor apo ne grupin e punes per ndryshimin e rregullores. Problemi juaj eshte tek telekomanda e cila ju thote bajonete shpo apo qetesohu. Zoti Ruci une po ju pyes nese keni marre komanden bajonete shpo apo komanden qetesohu. Qendrimin tone e kemi bere te ditur prej me se 3 vjetesh ne jemi per reformat e integrimit.

I gjithe debati eshte fokusuar ne nenin qe opozita ka insistuar ne ndeshkimin penal te atyre qe japin te dhena statistikore te falsifikuara. Kjo u kontestua nga mazhoranca duke u shprehur se kreu i PS-se kerkon te bllokoje procesin e integrimit. Edi Rama i mban peng deputetet e opozites per tri jave mbajti peng dhe Kodin Penal e me pas dha parullen bllokojeni ligjin. Nuk digjet Parlamenti dhe integrimi per nje nen. Nese ecen si rosak flet si rosak ndoshta je dhe rosak - tha ministri i Drejtesise Eduard Halimi. Ndersa socialisti Ben Blushi ka fajesuar Kryeministrin Berisha per kete situate. Te thuash se te negociosh me Berishen eshte e veshtire eshte fatale ne fakt. Por si ka mundesi qe ky Kryeminister i vetmi ne bote nuk jep cdo gje qe i kerkohet per te marre statusin kandidat Do te ishte historike dhe kushdo ne vendin e Sali Berishes do te jepte cfaredo qe ti kerkohej. Si ka mundesi qe Sali Berisha nuk jep OK per ndryshimin e KQZ-se Askush ne vendin e tij nuk do ta bente kete qe ben ai. Kam pershtypjen se ka nje sindrom per te cilin ai nuk eshte koshient dhe si te semuret politike ai nuk e di qe e ka. shte sindromi i feudalit te vogel. Kete e kane bere feudalet e Shqiperise dhe kete Saliu mund ta dije por nuk e kupton se kur e ke vet nuk e kupton. Feudalet e Shqiperise as nuk kane dashur te futeshin ne BE e as te dalin. Atij i duket sikur kur afrohet me BE-ne i largohet pushtetit - u shpreh Blushi. Ai tha se opozita nuk ka ardhur te kerkoje pushtetin pasi nuk na e jepni dot. Kemi ardhur te na lini te behemi europiane - u shpreh Blushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›