Tatuazhet, tani përdoren në të mirë të shëndetit
Lamtumirë tatuazheve me emrat e njerëzve të dashur, teksteve të gjata e simboleve fetare që jemi mësuar të shohim shpesh në lëkurën e yjeve të Hollivudit si Angelina Jolie apo futbollistit David Beckham.
Tashmë në SHBA ka një tjetër modë tatuazhesh, ato për qëllime mjekësore.
Gazeta The Independent në një artikull të saj vëren se si amerikanët me alergji të rënda apo sëmundje si diabeti nuk po përdorin më varëse apo byzylykë, por e shkruajnë problemin e tyre direkt në lëkurë.
Përmes tatuazheve ata informojnë mjekët e urgjencës për ilaçet që mund tu japin alergji apo shprehin dëshirën për të mos u kthyer në jetë në rast vdekjeje klinike.
Disa të tjerë bëjnë tatuazh grupin e gjakut, pasi mendojnë se nëse u ndodh një aksident i papritur, ky informacion do të ishte shumë i rëndësishëm për stafin mjekësor dhe vetë jetën e tyre. / Gazmira Ndoja