Pranga autorit të plagosjes te Sinan Tafaj
Policia ka kapur autorin e plagosjes së ndodhur tre ditë më parë në shkollën e mesme Sinan Tafaj në kryeqytet.
O. Pepkola, 17 vjeç, banues në Tiranë, është ndaluar për plagosjen e Rauljan Beqirajt, 23 vjeç, banues në Tiranë, i cili është tashmë jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi më 29 shkurt në shkollën Sinan Tafaj, ndërsa policia njofton se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe një bashkëmoshatar të Pepkolës, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në plagosje. / G. N.