E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e dy të rinjve në Gostivar, MPJ: Të hetohet ngjarja

4 ditë pas vrasjes së dy të rinjve shqiptarë në Maqedoni, Ministria e Jashtme e Shqipërisë është kujtuar të reagojë, duke dënuar aktin përmes një deklarate për shtyp.

Ministria e Jashtme, duke dënuar vrasjen e dy të rinjve shqiptarë, ngushëllon familjet e e tyre dhe thekson se të tilla ngjarje nuk kontribuojnë në prosperitetin dhe stabilitetin e vendit.

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se kjo ngjarje do të hetohet me shpejtësi dhe transparencë nga organet përkatëse dhe autorët do të vihen para ligjit, përfundon deklarata.

Dy të rinjtë Imran Mehmeti, 29 vjeç, dhe Besnik Shehapi, 26 vjeç, u vranë më 28 shkurt nga një polic maqedonas më Gostivar. Vrasja e tyre u ndoq nga protesta të përditshme të të rinjve shqiptarë që kërkonin vënien para drejtësisë të autorit të vrasjes së dyfishtë. / G. N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›