E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR: Vetem Mediu minister, ndryshe jashte qeverise

Republikanet jane te sigurt ne pafajesine e kryetarit te tyre, Fatmir Mediu. Kreu i Grupit parlamentar te PR, Arian Madhi, ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone" eshte shprehur se ka besimin e plote qe drejtesia do ta zbardhe shume shpejt kete ceshtje, e cila do te konkludoje ne pastertine e kryetarit, i cili dha doreheqjen nga posti i ministrit te Mbrojtjes, duke shenuar, sipas tij, nje akt mirefilli qytetar dhe njerezor. Sipas tij, republikanet nuk do te dergojne asnje emer tjeter te Kryeministri Berisha, derisa te perfundoje plotesisht hetimi. Dhe menjehere pas hetimit, qe do te jete shume i shpejte sipas tij, atehere Mediu do te jete serish kandidati republikan per ne qeverine e kryesuar nga Berisha. Nje qendrim te tille ai e ka mbeshtetur ne faktin se ka nje angazhim teresor politik, dhe nje bashkepunim te eksperteve, madje dhe nderkombetare per te zbardhur perfundimisht tragjedine e Gerdecit dhe gjetjen e pergjegjesve te kesaj tragjedie.
Besimi
Republikanet jane teper te sigurt se hetimi nga organet e drejtesise do te perfundoje shume shpejt dhe se kryetari Mediu i paster do te jete serish ne qeveri, pavaresisht postit qe do t'i ofrohet nga ana e Berishes, konform marreveshjes per bashkeqeverisjen ne kete mandat katervjecar. "Ne besojme se kryetari i partise, Mediu, eshte teresisht i paster dhe nuk ka asnje lidhje me akuzat e ngritura ne menyre te padrejte. Gjithashtu, ne shpresojme dhe jemi te sigurt se procesi i zbardhjes se kesaj ceshtjeje nga ana e drejtesise do te jete shume i shpejte, duke pare tere angazhimin politik per kete ceshtje, si dhe te strukturave kompetente, te cilat kane thirrur dhe ekspertizen e duhur nderkombetare", ka qene deklarata e kreut te Grupit parlamentar republikan, Arian Madhi. Ne te njejten kohe, ai nuk ka munguar te shprehet se dhe perfaqesimi i republikaneve do te behet vetem ndermjet Mediut. "Duke qene se ne besojme te kryetari Mediu, them se perfaqesimi yne ne qeveri do te behet vetem nepermjet tij, kurdo qe te zbardhet e verteta dhe ku besojme se kryetari eshte i paster", ka deklaruar ai, teksa eshte pergjigjur ne lidhje me kohen kur mund te kete nje perfshirje te republikaneve ne kabinetin qeveritar te kryesuar nga Berisha.
Qendrimi
Republikanet kane perllogaritur dhe elementin e zgjatjes se hetimeve per tragjedine e Gerdecit, per shkak te se ciles dha doreheqjen Mediu nga posti i ministrit te Mbrojtjes. Sipas tyre dhe mund te qendrojne jashte qeverise, por qe do ta mbeshtesin qeverine nga jashte, per arsyen e vetme qe sipas tyre ne bashkeqeverisje je dhe kur nuk merr pjese ne nje kabinet qeveritar. "Sado qe te zgjase ky proces, besoj se pjesemarrja e republikaneve ne qeverisje nuk do te jete me patjeter me nje post ministri, dhe se 16 muaj pa qene ne kabinetin qeveritar nuk eshte asgje. Ne kete menyre, asnje republikan tjeter nuk do te jete ne qeveri, vec Mediut", tha dje Madhi. Teksa ka bere me dije se ne kete muaj qe kane mbetur deri ne zgjedhjet e reja parlamentare ata do te kontribuojne ne nivelet e tjera te qeverisjes, me postet e zv.ministrave dhe te drejtoreve.
16 Muaj na ndajne nga zhvillimi i zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare, ne te cilat republikanet mendohet se mund te hyjne edhe pa pasur nje post ministror, post i cili u dorezuar nga kreu Mediu.
Republikanet, takimi me Berishen
Vetem dy dite me pare kane qene "trioja" republikane e perbere nga kryetari i saj, Mediu, presidenti i nderit, Godo dhe kryetari i Grupit parlamentar, Madhi, ata qe kane zbarkuar ne zyren e Berishes per t'i bere te ditur atij vendimin me te fundit te kryesise se kesaj partie. Vendim i cili konkludonte ne faktin se Partia Republikane nuk do te merrte pjese ne qeverisje, per sa kohe qe kryetari i saj, Fatmir Mediu, nuk do te pastrohej nga te gjitha akuzat. Nje vendim te tille, me sa duket, e ka miratuar edhe Kryeministri Berisha.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›