E Diel, 1 Nëntor 2026

PR-ja shpall kandidaturat për listën shumemërore të deputetëve

Fier

TIRANE - Partia Republikane e Fierit ka bërë të ditur dje, listën e kandidatëve për deputetë në rang qarku. Shkëlqim Jaupaj, kreu i Partisë Republikane për qarkun e Fierit u bëri me dije anëtarëve të kryesisë se përfaqësimi në listën e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme bazohet në rezultatet që kjo parti ka marrë në zona të veçanta. “Rrethi i Lushnjës paraqitet me rezultate mjaft të mira për PR-në dhe pikërisht kandidaturat e këtij rrethi do të vlerësohen më shumë”, tha Jaupaj. Ai shtoi se në bazë të treguesve të përqindjeve të fituara në zgjedhjet lokale del se dy zona të Lushnjës mbajnë vendin e parë në rang qarku, më pas vjen Fieri, Patosi dhe në fund Mallakastra.
Kryesia e Partisë Republikane të qarkut të Fierit në mbledhjen e djeshme ka deklaruar se emrat e kandidatëve për deputetë janë Shkëlqim Jaupaj, Ylli Gjoni, Tahir Kastrati, Enkeleida Peshkëpia, Najada Kallashi (Jahiqi), Agim Kajolli, Vangjel Prifti.
Pas deklarimit të këtyre emrave mjaft anëtarë të kryesisë së PR-së në qark kanë reaguar duke kërkuar përfshirjen në këtë listë të kreut republikan në shkallë vendi, Fatmir Mediu.
Emrat e kandidatëve për deputetë të shpalosur në këtë mbledhje janë propozuar në një mbledhje të mëparshme të Kryesisë ku gjendej dhe kryetari i PRSH-së Fatmir Mediu.
Pasi janë diskutuar figurë më figurë dhe pasi është përballur rezultati i gjithsecilit është formuar edhe lista përfundimtare”, tha Shkëlqim Jaupaj, kreu i republikanëve për qarkun e Fierit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›