E Diel, 1 Nëntor 2026

PR mbyll fushatën, Mediu: Do kemi grupin tonë parlamentar

Partia Republikane mbylli fushatën elektorale në Tiranë, gjatë një takimi ku kryetari Fatmir Mediu tha se pas 23 qershorit kjo parti do të ketë grupin e saj parlamentar.

Mediu tha se ky rezultat do ti japë mundësi PR-së për të diktuar në Kuvendin e ardhshëm politika për zgjjidhjen e çështjes së pronës.

E ndërsa shpalosi pikat bazë të programit të Partisë Republikane, Mediu shigjetoi sërish kryetarin e opozitës, Edi Rama.

Më parë, Partia Republikane, zhvilloi një miting përmbyllës të fushatës elektorale edhe në qytetin e Elbasanit. Në fjalën e rastit, Mediu tha se qytetarët e Elbasanit kanë zgjedhur rrugën e mirëqenies dhe integrimit që ofron koalicioni i djathtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›