Topi takim me familjet e vjetra tiranase
Në prag të mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi zhvilloi një takim me familje të vjetra tiranase.
Por, ndryshe nga takimet e mëparshme, kryetari i FRD-së, nuk dha asnjë mesazh politik.
Topi kishte zgjedhur që në fjalën e tij të theksonte në mënyrë të veçantë vlerat dhe traditat e familjeve tiranase, vlera të cilat sipas kreut të FRD-së politika ka dështuar që ti nxjerrë në pah.
Takimi përfundoi me mesazhin për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.