E Diel, 1 Nëntor 2026

PR mbyll fushatën Mediu: Të votojmë Bashën, mbron pronën

TIRANE-Partia Republikane mbylli sot rreth mesditës fushatën elektorale për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 8 Maj. Mitingu i PR u zhvillua pranë liqenit artificial.
Kryetari i PR, Fatmir Mediu u shpreh në mbyllje të fushatës se qytetarët do të dinë të bëjnë dallimin më 8 maj duke votuar të djathtën dhe vizionin që ajo paraqet. Ndërkohë ai ftoi qytetarët e Tiranës të votojnë qytetarin model, kandidatin e PD, Lulzim Basha, pasi ai është dhe mbrojtësi i cështjes themelore të republikanëve, asaj të pronës.

“I kërkuam z Basha kur hapëm fushatën ta shohë thellë cështjen e pronës. Vizioni i pronës tek z Basha është që prona të jetë në interes të shqiptarëve dhe jo interesa të kryetarëve të Bashkisë”.

“Basha që ktheu besimin tek endrra europaine i ka sjellë politikës shqiptare një dimension të ri, është modeli që ne kërkojmë, qytetari i parë i Tiranës është kryetari i Bashkisë që do ta kthejë Bashkinë në zot të qytetarit”.

Në fjalën e tij përmbyllëse për këtë fushatë, Mediu theksoi se falë përpjekjeve të PR, Shqipëria arriti liberalizimin e vizave, anëtarësimin në NATO si dhe u kthye në një vend me zhvillim ekonomik dhe infrastrukturë moderne. “Tani duhet dhe më shumë, që në cdo cep të Shqipërisë në cdo fshat të ketë zhvillim ekonomik dhe infrastrukturë moderne”.

Mediu theksoi se cështja respektimit të pronës private që është dhe kusht nga Europa do gjejë zgjidhje vetëm më Aleancën për Qytetarin.
Duke vënë në dukej besimin tek Zoti, Mediu gjithashtu kërkoi që republikanët kërkojnë respektimin e institucioneve fetare dhe jo cënimin e tyre.
Edhe në kuadrin e respektimit të të drejtave të njeriut, kreu i PR, u shpreh se republikanët besojnë se” ne qëniet e lira kemi të drejtë të jetojmë të lirë dhe jo se nga thonë qeveritë kështu, por janë të drejta themelore që ne na i ka dhënë Zoti”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›