Policia masa për mbarëvajtjen e tubimeve PD, PS
TIRANE- Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e tubimeve që do të zhvillohen nga dy koalicionet politike, me rastin e mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale te 8 mjait.
Kreu i Policisë së Tiranës, Sajmir Muçaj tha se Policia e Tiranës, ka marrë të gjitha masat për zhvillimin normal të tyre.
"Eshtë bërë njoftimi i subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në tubime, janë marrë masat për vendparkimet e mjeteve, që eventualisht mund të vijnë nga rrethet, janë përcaktuar detyrat dhe masat për kontrollin e territorit, para, gjatë dhe pas përfundimit të dy tubimeve kryesore në kryeqytet", tha Muçaj.
Sipas tij, në Qarkun e Tiranës gjatë fushatës zgjedhore janë zhvilluar 204 tubime dhe takime elektorale,të cilat janë ndjekur nga strukturat e policisë me plane masash të veçanta. Policia ka aktivizuar 1585 punonjës policie dhe janë vënë në shërbim gjithësej 355 automjete policie.
Policia e Tiranës ka marrë dijeni dhe ka evidentuar 11 incidente të cilat kanë ndodhur gjatë fushatës elektorale, të cilat kanë konsistuar kryesisht në dëmtime apo grisje të posterave, shkatërim të pronës, fyerje, kanosje etj. Në të gjitha rastet, veprimet hetimore e proçeduriale janë kryer nga strukturat e Hetimit dhe Parandalimit të Krimeve, nën drejtimin e Prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nderkohe, Strukturat e Policisë së Tiranës, për zbatimin e detyrave funksionale janë udhëhequr gjatë këtij proçesi zgjedhor nga profesionalizmi, objektiviteti, paanësia dhe respektimi rigoroz i ligjit.
Drejtori i Policisë së Tiranes, Sajmir Mucaj u bëri thirrje mbështetësve apo simpatizantëve të subjekteve elektorale, që ditët në vijim dhe veçanërisht në ditën e votimit, të mos bëhen burim apo pjesemarrës incidentesh të mundshme, por të qëndrojnë larg pasioneve të çastit, ndersa deklaroi se, policia në mënyrë rigoroze do të zbatojë ligjin, duke qënë e paanshme, institucion me neutralitet absolut në konkurencën demokratike në zgjedhje.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanweb)