E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës merr masat për procesin e zgjedhjeve

Policia e Tiranës ka bërë të ditura masat që do të ndërmerren gjatë procesit të votimit në 8 maj. Në një konferencë për shtyp drejtori i policisë së Tiranës Sajmir Muçaj se policia në periudhën zgjedhore ka hartuar dhe ndjekur programin e punës si dhe planin e masave për realizimin e detyrave të ngarkuara me ligj, jo vetëm për të si strukturë, por edhe për çdopunonjës policie që është angazhuar për mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore 2011.

Sipas tij 1069 punonjës policie do të angazhohen me detyra për ruajtjen dhe sigurimin e 878 qëndrave të votimit, 16 KZAZ / VNV, si dhe shoqërimin e Komisioneve e materialeve zgjedhore nga Qëndrat e Votimit për në vendin e numërimit të votave.

Më tej Muçaj theksoi se në datën 07 Maj 2011, ora 11.00 në të gjithë Komisariatet e Policisë do të zhvillohet instruktimi i efektivave të policisë, nën përgjegjësinë e shefave të Komisariateve të Policisë dhe shefave të Seksioneve të Patrullës së Përgjithshme.

“Në datë 07 Maj 2011, punonjësit e policisë, do të marrin në ruajtje Qëndrat e Votimit nga momenti i mbërritjes së materialeve zgjedhore në Komisionin e Qëndrës së Votimit dhe do të largohen nga këto Objekte në datë 08 Maj 2011, kur Komisioni i Qëndrës së Votimit, fillon veprimet paraprake për çeljen e votimit, duke u vendosur me pas, pranë Komisariateve/Stacioneve të Policisë apo Vendeve të grumbullimit të punonjësve të policisë, sipas planifikimit të bërë” theksoi Muçaj.

Më tej drejtori I policisë së Tiranës theksoi se sipas kërkesës së KZAZ-ve, në periudhën kohore 20.00 deri në orën 08.00 gjatë kohës kur KZAZ-të nuk janë në punë, janë marrë në ruajtje nga Policia 16 KZAZ.

“Në datë 08 Maj 2011, në orën 18.00 do të merren në ruajtje 16 Vende të Numërimit të Votave, shërbim i cili do të vazhdojë deri në përmbushjen e detyrimeve ligjore nga KZAZ-të. Në orën 19.00` të datës 08 Maj 2011 punonjësit e policisë të planifikuar do të jenë pranë Qëndrave të Votimit në pritje për shoqërimin e Komisionit dhe materialeve zgjedhore nga KQV-të për në Vendet e Numërimit të Votave” theksoi Muçaj.
 

Më tej Muçaj theksoi se strukturat e policisë kriminale, më datat 07 dhe 08 Maj 2011 do të qëndrojnë brenda institucioneve të policisë, ndërkohë që shërbimet e brendshme dhe sigurimi i objekteve do të kryhet vetëm nga këto struktura.

Gjithashtu Muçaj theksoi se policia ka marrë masat për zhvillimin normal të tubimeve përmbyllëse të koalicioneve politike.

“Është bërë njoftimi i subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në tubime, janë marrë masat për vendparkimet e mjeteve, që eventualisht mund të vijnë nga rrethet, janë përcaktuar detyrat dhe masat për kontrollin e territorit, para, gjatë dhe pas përfundimit të dy tubimeve kryesore në kryeqytet” shtoi më tej Muçaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›