LSI,Vasili:Universiteti mjekësor, një universitet elektoral
TIRANE- Në lidhje me vendimin e qeverisë për hapjen e një Universiteti Mjeksor, Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili ka bërë të ditur se kjo gjë i është kërkuar kryeministrit që në vitin 2005, nga ana e tij përmes një letre të hapur e publike.
“ Për fat të keq sot unë e shikoj, në këndvështrimin tim, këtë universitet Mjekësor të propozuar nga Berisha, me kaq vite vonesë, kaq të neglizhuar dhe të nëpërkëmbur, si një Universitet Elektoral”-ka thënë Vasili gjatë një deklaratë për mediat.
Gjatë kësaj deklarate, Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar publikisht veprimin e mazhorancës për rrëzimin e Projektligjit të paraqitur nga LSI për Statusin e minatorit. Petrit Vasali e ka konsideruar këtë veprim si dëshmi të qartë hipokrizisë qeveritare teksa shprehte keqardhjen për minatorët e vrarë në miniera.
“Situata bëhet akoma më dramatike se ndërkohë që maxhoranca rrëzon ligjet që mbështesin minatorët, të tjera viktima ndodhin atje në minierat shqiptare, ku jeta dhe vdekja bashkëjetojne në çdo çast e ku jo më larg se dje një tjetër minator humbi jetën në minierën e Bulqizës”-ka thënë Vasili. LSI ka paralajmëruar qeverinë për rrezikun e minierës së hekur-nikelit në Devoll duke e konsideruar të gatshme për tu shndërruar në një Gërdec të dytë.
(e.n/ Balkanweb)