E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët protestojnë për Kartën e Bolonjës

“Karta e Bolonjës nuk po zbatohet në mënyrë korrekte në degën tonë”. Ky ka qenë shqetësimi që i ka detyruar studentet e Fakultetit të Infermierisë që të braktisin orët mësimore. Studentët pretendojnë se programi ka mungëse të theksuar. 

TIRANE- Studentët e Fakultetit të Infermierisë kanë braktisur seancat normale mësimore ditën e sotme në shenjë kundërshtimi për mënyrën sesi dekanati po aplikon Kartën e Bolonjës në këtë fakultet.
Ata pohojnë se moszbatimi korrekt në programin arsimor i kësaj karte u heq atyre mundësinë që diploma e shkollës tu njihet edhe brenda edhe jashtë vendit duke i lënë në këtë mënyrë jashtë tregut të punës. Studentët pretendojnë se programi ka mungësi të theksuar në zhvillimin e orëve, duke parë si zgjidhje të problemit përfshirjen e më shumë orëve praktike.
Studentët kërcënojnë se do të vijojnë protestën e tyre, duke bojkotuar orët mësimore deri në momentin që nuk do të ketë një përgjigje zyrtare nga ana e dekanatit.
Gjatë ditëve të fundit edhe studentët e Fakultetit të Gazetarisë zhvilluan një protestë të së njëjtës natyrë, të cilët ishin në kundërshtim me formatin e diplomës që u është ofruar. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›