E Hënë, 2 Nëntor 2026

PRAGË – Çekia blen tanke “Leopard 2A8” nga Gjermania

PRAGË, 3 shtator /ATSH/ – Qeveria çeke miratoi sot një plan të Ministrisë së Mbrojtjes për të blerë 44 tanke, tip ”Leopard 2A8” nga Gjermania, në kuadër të një marrëveshjeje që është pjesë e modernizimit të madh të ushtrisë së vendit përballë luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Ministrja e Mbrojtjes, Jana Cernochova, tha se çekët do të paguajnë mbi 34 miliardë korona (rreth 1,6 miliardë dollarë) për tanket, të cilat do të dorëzohen mes viteve 2028–2031.

Çekia do të ketë edhe mundësinë për të blerë më shumë tanke më vonë.

Vitin e kaluar, qeveria çeke ra dakord të prokurojë deri në 77 tanke ”Leopard”, në një marrëveshje bashkëpunimi me disa vende të tjera të udhëhequra nga Gjermania.

“Leopard 2A8” është versioni më i ri dhe më modern i tankut.

Më herët, qeveria çeke kishte miratuar gjithashtu një plan për të blerë 24 avionë luftarakë amerikanë “F-35 “dhe 246 mjete të blinduara luftarake “CV90” nga Suedia, ndër kontratat kryesore ushtarake./   /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›