E Shtunë, 31 Tetor 2026

PRIFTIT I RRUAJTN MJEKRN

Dinjiteti i nje shteti varet nga individet qe e perbejne ate ne kabinetin qeveritar. Kur degjon ligjerimet e qeveritareve tane kur jane ne muajin e mjaltit dhe pas nje shkeljeje ne kallo ku cenohen interesat korruptive te vjen turp ti degjosh dhe ndihesh keq qe je qytetar i ketij shteti te deformuar. Firdusi i lashtesise quante shtet te mire nje shtet qe ka njerez te mire nje shtet qe ka infrastrukture te mire dhe nje shtet qe ka ligje te mira dhe kur i ka te tria ai e quante shtet shume te mire. Por fatkeqesisht ne ne kohen e sotme asnjeren e as tjetren nuk i kemi ne parametrat e se mires. Debati ne kabinetin qeveritar midis aktoreve politike te LSI-se dhe akuzat e ndersjella midis ish-ministrit Dritan Prifti njeherazi dhe nenkryetar i partise dhe Ilir Metes e zhurmuesve te tij e ka prishur klimen jo vetem ne strukturat drejtuese te kesaj force politike por edhe ne elektoratin e saj. Klani i korruptuar i LSI-se e vuri Dritan Priftin minister qe rubinetin e perfitimeve ekonomike ta hapte me urdher te njeshit dhe jo me iniciativen e tij. Por mesa duket Prifti harroi te falej ne kishe dhe falltaret i rruan mjekren. Motivi i heqjes se tij eshte gatuar ne kuzhinen e LSI-se qe secili ka racionin e tij por pa prekur pjesen e Luanit. Rezultoi se Prifti i kish bere llogarite gabim. Mbi personalitetin e tij po hidhet shume balte duke harruar se ai po jua kthen ne fytyrat e tyre. Fushata qe ka filluar me argumente dhe kunderargumente midis Priftit dhe Metes per abuzime e korrupsion galopant na jep nje tablo te aleancave te sotme qeverisese qe jane turrur pronave pasurise kombetare dhe parave te nje populli qe lengon nga varferia jetike. Jemi ne nje teater banal ku aktoret luajne rolet e tyre duke zbuluar shume te verteta te fshehura ne syte e popullit por jo ne ndergjegjen e tyre te rrenuar. Ata sillen para ekraneve televizive si te jene sulltane dhe popullin e shohin si nje turme pa tru. Deliri i pushtetit i ka tjetersuar shperfytyruar e denatyruar deri ne ate shkalle saqe genjeshtren e shesin per te vertete. Ne menyre te perseritur politikanet e LSI-se deklarohen ne media se ministri Prifti eshte i papergjegjshem dhe alucinant. Po ta marrim te mireqene kete percaktim natyrshem shtrohet pyetja cfare i ka detyruar lideret e LSI-se qe te vendosin ne poste te larta shteterore njerez me deficenca mendore pa le me profesionale. Keto kompromise flasin qarte per afera korruptive brenda partise. Tolerime kaq ekstreme nuk cenojne dekorin e nje force politike por interesa te gjera kombetare. Cilido qofte ai qe emerohet ne detyre nga momenti qe merr karrigen e ministrit nuk eshte me perfaqesues i nje force politike por i shtetit shqiptar. Me kete logjike ata e kane pare kete qeveri si nje qeveri alucinante qe mund te sillesh si te duash se koston e paguan populli. Sjellja denigruese e lidereve te LSI-se ndaj Dritan Priftit tregon se politikanet ne demokracine e deformuar shqiptare meshirojne ate thenien e popullit se Priftin e vune minister dhe pastaj kerkonin ti rruanin mjekren. Kjo sjellje ra ndesh me karakterin personal te Priftit. Perplasjet e para qene te kadifenjta. Duke ju hapur petat lakrorit kane dale ne pah shume gervishtje qe do pasohen me te tjera zbulime qe lene shenja ne moralin e secilit. Motivimi qe i beri levizjes se Priftit kreu i LSI-se Ilir Meta ishte sa qesharak aq dhe fyes per inteligjencen natyrale te shqiptareve. Sipas tij kjo levizje ishte e imponuar nga komoditeti qe i duhej kryetarit te partise per te qene sa me eficent ne krye te partise. Ky argument prej adoleshenti u sfumua ne opinionin e gjere popullor. Po te kishte shume merak per mbarevajtjen e partise z. Meta i eliminonte pengesat pa nderruar kabinetet por duke dhene doreheqje jo vetem nga posti i ministrit por edhe nga ai i zv.kryeministrit duke i zevendesuar me kandidate nga forca e tij politike. Ne keto pozicione do kishte hapesirat e nevojshme per te permbushur misionin e tij te liderit. Por i gjithe inskenimi i levizjes se ministrit Prifti eshte i qarte per shqiptaret. Dialogu nepermjet medias zbulon pjese te karakterit dhe shpalos grimca te aferave te tyre klandestine. Pas perplasjes mediatike midis Metes dhe Priftit ka nje heshtje relative letargjike qe nuk dime sa do zgjase. Eumlshte kjo nje tulatje e Priftit pasi nuk perballon dot artilerine e rende te LSI-se per afera korruptive apo nje periudhe akumulimi ku grumbullon fakte per ti zbrazur ne nje ofensive te mevonshme Koha do vertetoje versionin oportun. Por nje gje eshte e sigurt ulja e armeve ne duelin Meta-Prifti eshte e perkohshme sepse urrejtja e tyre e brendshme kaloi edhe humanizmin me arkaik. Veprimi i pazakonte i shkarkimit te Dritan Priftit nga Ilir Meta ne nje dite mortje ku ai percillte gjyshen per ne banesen e fundit tregon per nje urrejtje patologjike dhe njeherazi per nje klase politike aventureske qe institucionet e shtetit i ka kthyer ne llogore per te kenaqur epshet e tyre te papermbajtshme per tu pasuruar me cdo cmim ne kurriz te popullit. Edhe marreveshjet dhe aleancat jane vendosur ne kete tapet politik.

Ne monologun e Dritan Priftit per kontributin ne partine e LSI-se dhe per investimin qe ai ka bere per te afruar sa me shume elektorat dicka binte ndesh me parimet morale te demokracise. Ai stigmatizoi qeverisjen e vendit nepermjet militanteve. Ne kete rast harron se nje qendrim i tille ekstremist ka shkelmuar meritokracine dhe ka rene ne klientelizmin partiak. Kjo filozofi buron nga interesa pragmatiste te partive te vogla qe se zoterojne dot pushtetin. Ne keto 20 vjet demokraci kolovajza e karrigeve te pushtetit duke levizur nga e majta tek e djathta ka bere qe administrata shteterore te shperbehet ne funksion te qeverisjes dhe militantet u kane zene frymen institucioneve duke drejtuar me specialiste medioker. Ne fshesen partiake te kompozimit te qeverise te 2009-s nuk jane kursyer largimet edhe te profesoreve e doktoreve vetem e vetem pse ishin me bindje te majta socialiste. Kjo ka bere qe administrata e larte shteterore te mbushet me militante krahinore te zones se titullarit kliente dhe njerez te aferm te gjinise se tij. Skena politike aktuale qe eshte produkt i pazareve te pista midis PD-se dhe LSI-se te trishton dhe deziluzionon per nga spektri i saj imoral dhe per nga ndotja e mjedisit politik ku jetojme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›