Renato Baretic Jam kunder njeriut te teknologjise
Renato Baretic gazetar dhe shkrimtar kroat eshte nje nga te ftuarit e edicionit te gjashte te Poetekes qe tashme nuk i dedikohet teresisht vetem poezise. Autor i dy vellimeve poetike dhe i tre romaneve shkrimtari ka qene ne panelin e aktivitetit qe u organizua dje ne Teatrin e Metropolit. Per mungese te nje komunikimi te plote gjuhesor perkthimi ka thene shume pak mbi cka po diskutohej. I perkthyer ne disa gjuhe Baretic eshte prezantuar tre muaj me pare ne shqip me romanin Hotel Grand perkthyer nga Janka Selimi. Rrefimet e tij rrjedhin nga e perditshmja nga probleme te njohura si ai i prostitucionit apo i njeriut teknologjik. Te jesh shkrimtar ne Ballkan per te nuk do te thote domosdo te kesh nje thes me probleme por pranon qe ende sot ka kufij letrare mes ketyre vende duke iu referuar vete marredhenieve te Kroacise me Serbine.
Ju vini per here te pare ne Shqiperi i ftuar ne Poeteke. Cilat jane pershtypjet e para
Une kam degjuar per Shqiperine njoh edhe shqiptare por nga ata qe jetojne ne Kosove dhe Maqedoni. Akoma nuk kam bere 24 ore ne Tirane eshte kohe e shkurter por shikoj disa gjera qe jane pothuajse identike si ne Kroaci. Nuk po ambientohem dot me kaosin e trafikut sepse vij nga tjeter regjim. Megjithate shoh qe kembesoret ketu jane shume te mesuar. Une vij ne Poeteke pas perkthimit te romanit tim Hotel Grand ne shqip duke shpresuar se ka arritur sadopak te lexuesi.
Ju prekni fenomene shume te qenesishme si ai i prostitucionit apo i botes virtuale...
Jane fenomene jo vetem te Ballkanit. Fenomeni i femres si prostitute eshte fatkeqesisht plage per te gjithe boten. Problemi i dyte mbetet interneti. Kjo nuk eshte vetem per disa njerez qe qendrojne para kompjuterit por flitet edhe per persona te semure te cilet permes nje emri te dyshimte qe ata vendosin mund te kryejne edhe vepra penale. Kur une kam filluar te punoj si gazetar 26 vjet me pare natyrisht qe teknika e vrasjes ishte e ndryshme shkruhej nje leter dergohej ne poste e pastaj vinte te ty. Sot mjafton vetem te ulesh para kompjuterit te vendosesh nje pseudonim e te kercenosh sa te duash pa u identifikuar. Ky eshte nje lloj krimi i pashkruar sepse askush nuk mund te denohet per kete gje. Sot ekzistojne antiglobalistet kurse une jam antiblog.
Cdo shkrimtar ka nje laborator te vetin krijues. E keni njohur ju si funksionon bota e prostitutave
Nuk eshte se kam njohur nje prostitute te vertete por njoh shume mire nje figure te tille e cila ne vitin 1992 ne Split ka pasur nje klub nate. Siper lokalit kishin blere nje hotel me 12 dhoma ku ne apartamentin e fundit jetonte familja e saj burri vajza dhe djali. Ne bodrumin e hotelit kane blere gjithe katin e hotelit me 12 dhoma dhe ne apartamentin e fundit te korridorit kane jetuar si familja gruaja burri djali dhe vajza. Ata jane marre me kete pune vetem ne lsquo92-lsquo93-in. Tani ka nje restorant ku kam qene i ftuar dhe jemi miqesuar me ta. Djali i tyre ka qene 13 vjec atekohe. Ata me kane treguar historine e atyre viteve dhe une kete e kam shkruar. Me eshte dashur ti pyes nese ka mundesi te me tregoni se ndoshta mund te shkruaj dicka dhe ata me thane idiot kjo eshte nje histori per te cilen flasin te gjithe. Atehere vendosa se duhej ta shkruaja. Kam pasur shume dyshime se si do ta ristrukturoja romanin nese do ti lija vend rrefimtarit apo femijes dhe kujteses se tij qe do ta sillte kete histori. Atehere mendova qe forma me e mire do te ishte ta trajtoja ne menyre lineare duke nderhyre me komente. Ne cdo liber timin eshte edhe adresa e e-mail-it dhe une per cdo liber kam komentuesit e mi qe me shkruajne. Une nuk jam nga ai tip shkrimtari qe duhet te jap mesazhe per lexuesin por eshte shume e bukur kur ai e gjen vet. Mendoj se sic ka shume stile ne te shkruar ashtu ka edhe shume stile ne te lexuar asnje nuk mund te lexoje si nje tjeter. Mund te them qe te tre romanet e mia kane lindur nga dicka banale dhe e zakonshme por qe eshte reale. E kam pasur shume te rendesishme te krijoja berthamen e nisjes sepse aty ka shume personazhe te krijuara por une kam dashur te kem tharmin.
Lajmet flasin per libra qe gjithnje e me shume hidhen ne versionin elektronik. Si e shihni marredhenien e letersise me teknologjine
Gjithnje jam per librin qe duhet mbajtur ne dore. Njera nga perparesite e kesaj zgjedhje eshte se nuk rrezikon te thuash asnjehere qe mu shkarkua bateria nuk ka virus qe mund te hyje ne biblioteken tende dhe jam i sigurt qe libri i publikuar do te vazhdoje te jetoje. Do te doja te perserisja per cdokend qe eshte i shqetesuar per fatin e librit fjalet e shkrimtarit meksikan Gabriel Zai i cili thoshte Sa shume libra
Nje sesion me vete i Poetekes i dedikohet letersise se Ballkanit. Cdo te thote te jesh shkrimtar ne Ballkan Sa ndervepron letersia e ketyre vendeve
Une nuk e kam fare problem ndonese shume njerez mendojne qe Kroacia nuk eshte Ballkan. Me vjen keq qe Ballkani mbart me vete edhe nje konotacion negativ por mendoj qe keto 20 vitet e fundit ka nje bashkeveprim mes Ballkanit dhe shume shkrimtare kane punuar qe gjithcka te ndryshoje per mire. Per sa u perket njohjeve te mia per letersite e tjera ballkanike e them i turperuar se di shume pak. Me ndodh e njejta gje edhe me letersine bashkekohore kroate. Kam shume pak kohe ne dispozicion gjithnje e me shume pune dhe kjo ndoshta eshte mangesia ime. Nga ana tjeter mund te qendroje edhe shprehja qe koha gjendet nese ti deshiron.
Nese nuk ke kohe te lexosh kur e gjen kohen te shkruash
Une punoj ne shtepi nuk kam mundesi te udhetoj me mjet transporti e te lexoj te pakten keshtu ka qene me perpara. Dita ime ka nje ritem qe kushtezohet nga kujdesi per femijet nga puna ime si gazetar nga angazhimet familjare. Une pres qe te gjithe te shkojne te flene ne oren 10 te darkes dhe atehere filloj te shkruaj. Kjo eshte koha ime dhe kjo mund te shkoje deri ne oren dy te nates. Pas kesaj jam i vdekur e nuk kam mundesi te lexoj.
Nuk ndihem mire qe kam filluar te lexoj me pak. Do doja te permendja nje autor kroat qe nuk jeton me i cili thoshte nese une do te lexoja nje dicka te bukur ateheree do ta shkruaja vete. Nuk pajtohem totalisht por justifikon faktin qe nuk lexoj.
A ka ende kufij letrare
Ka nje barriere mes Kroacise dhe Serbise ndoshta edhe rrjedhoje e problemeve financiare sic jane taksat e larta per librin e per kete arsye libri nuk mund te komunikoje. Ka pasur raste kur kane ardhur nga Serbia te blejne libra ne Kroaci. Disa vjet pas luftes kemi filluar te tregtojme cokollata kos e ushqime te tjera por problemi mendoj une eshte me i thelle se kaq sepse libri quhet me i demshem ai qe helmon me shume dhe qe eshte me i gjakosuri. Kjo ka filluar te stabilizohet disi. Ka disa shtepi botuese kroate qe kane rrjetin e tyre ne Beograd ka autore serbe per here te pare jane botuar ne Kroaci dhe pastaj ne vendin e tyre ashtu si edhe ne te kundert. Mendoj se ka filluar te bashkepunohet nuk mund te ndodhe shpesh te duhet kohe por ka nisur.
Personazhet e tu jane konkrete dhe te perditshem. Ndikon profesioni i gazetarit ne kete zgjedhje
Keto dhjete vitet e fundit eshte vene re se shkrimtaret me te mire jane edhe gazetare. Jane libra qe kane fituar cmime dhe ne te njejten kohe shiten mire. Kane tentuar edhe gazetare jo profesioniste te shkruajne letersi por nuk ia kane dale. Permes punes qe bejme jemi te lidhur me jeten e perditshme dhe njohim njerez reale histori te shumta dhe une kam besimin se ata kane mundesi te shkruajne letersi reale te vertete dhe qe ben te mundur lidhjen me lexuesin. Une mendoj se stili im nuk eshte i thate nje stil gazetarie. Disa nga romanet e mi jane bere edhe drama disa kane tentuar dhe skenar filmi.