E Hënë, 2 Nëntor 2026

PËRKUJTOHET 40 VJETORI I MËRGIMIT TË MADH TË POETIT ALI ASLLANI

Ylli i Ali Asllanit është një ndriçim i përhershëm i pazhbërshëm nga koha.Meteori i Ali Asllanit është një meteor galaktikash .Me këto fjalë nisi përkujtimi i mërgimit të madh nga bota jonë i poetit,pushtetarit,diplomatit të lënë në harresë Ali Asllani,40 vite më parë.

Qëndro Meminaj si një i afrëm i kësaj familje duke hapur sempoziumin tha se poema më brilante “Hanko halla” është krahasuar me poemat e më të mëdhenjve të vetë letrave shqipe. Sa herë e dëgjon këtë poemë,ajo të tingëllon më bukur dhe më shkoqur.Shkrimtari Ylli Bora,në referimin kryesor për këtë poemë u shprehë se poetët nuk mund të quhen të tillë pa kaluar më parë ylberin e poemave.Ajo renditet krahas vlerave pranë “Milosas” të De Radës,”Bagëti Bujqësi” e Naimit,”Poema e mjerimit” të Migjenit.Për fatin e mirë të poemës,poema e botuar në vitin 1944,i shpëtoi persekucionit,që poetin e ndëshkoi në kohën e shkuar.Talenti i madh e zgjoi nga gjumi Asllanin ashtu si De Radën për të nxjerr Milosaon.Cdo gjë në këtë poemë,u shprehë Yli Bora është e thjeshtë,e bukur e çiltër,e hollë,ajo është mësuar përmendësh.Poema ka vargje koncize dhe të ëmbëla,aty përshkruhen tha shkrimtari Bora,netët ishin të bukur,ditët të vrazhda,kurse personazhi qëndror Hanko halla, që ishte nga derë e parë shprehet bukë e thatë në vatër.Bora analizoi me qartësi detajet e poemës kur Hanko halla shprehet :Pa dëgjoni zonjë erdhi kohë e keqe.Hanko halla ka një përfytyrim më të mirë për kohën dhe kiametet,tërmetet sepse malet u bënë fusha,fushat u bënë male...Bora shqyrtoi me hollësi vargëzimet e gjata të poemës,duke marrë vargjet dhe duke u bërë një analizë sintetike,për çdo pjesë të saj.Forca emacipuese e Ali Asllanit ka nxjerrë brilantë të thellë dhe të mëdha,po të ngjitemi në pikën më të lartë të poemës,ku duket dielli Ali Asllani ka sjellur vargëzimin:Hanko halla isha/hank halla jam/halë në sy i kisha/halë në sy i kam...E gjithë kjo poemë shpëtoi nga koha e diktaturës.Bora tha se në kohën e dikaturës për këtë poemë shkruheshin në tekstet e letërsisë shqipe vetëm 11 rreshta.Në Enciklopedinë e viti 1983,botim i Akademisë së Shkencave emri i Ali Asllanit nuk përmendet fare,ku vetëm kjo poemë e fuste atë në panteonin e njerëzve të shquar të letrave shqipe.
Labëria ishin të gjitha malet dhe fushat,toka ku lindi dhe dheu ku shërbeu,toka si mjalti që i këndoi poeti Ali Asllani, tha Fadil Hasani ,në një kumtesë,që nga Zosimea në Stamboll dhe kudo ku shkoi ai shprehu mallin dhe dashurinë për vendin etij.Emri Asllan në shqip do të thotë luan,u shprehë B.Xhelaj.Origjina e Ali Asllanit është Arbëria.Ai nuk ishte vetëm një poet,por dhe një luftëtar për liri dhe pavarësi.Ka qënë poet,prozator,publicist,patriot,diplomat,pushtetar,ka qënë i gjithanshëm dhe jeton në jetë të jetëve.
M.Mara tha se në tetorin e këtij viti,Ministria e Kulturës ka shpallur vitin e Kadares,në këtë tetor përkujtohet poeti Ali Asllani në një kohë kur politika ka shumë trazira,njerëzit e letrave përkujtojnë poetin.Ai duhet të quhet mbret i lirikës.Ne ndihemi ende fajtor, që nuk kemi ndezur ende një qiri për Ali Aslanin.Aktorja e shquar e teatrit “Petro Marko”,Eli Veizi recitoi poezitë e Ali Asllanit.Një krijues I.Jahaj,midis tre lirikëve të mëdhenjë Poradecit dhe Shirokës,vendosi emrin e poetit lirik Ali Asllani.Kurse publicisti Albert Abazi,përmendi poezit e tij më të njohuraVlora-Vlora dhe I.Qemali.Emri i poetit Asllani është një urë, që lidh rilindjen me vitet ’30.Ky është zëri më i bukur i lirikës sonë.Proletar Zilja solli dy krijme të bëra për poemën Hnako halla.U shfaqën më tej mendime dhe u pritën nxehtësishtë poezit të krijuara për poetin Ali Asllani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›