Lobimi dhe heshtja...
1. Java e fundit shënoi disa zhvillime jo fort të favorshme për Kosovën. Kryenegociatori finlandez, Martti Ahtisaari, deklaroi se zgjedhja e statusit të Kosovës mund të shtyhet për vitin e ardhshëm, për shkak të zgjedhjeve në Serbi. Një deklaratë edhe më shqetësuese e bëri shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana, i cili tha se pritja e rezultatit të zgjedhjeve në Serbi mund të jetë “arsye” për shtyrjen e marrjes së vendimit për statusin e Kosovës.Ndërkohë që në media u shkrua dhe u fol duke tërhequr vërejtjen për këtë mundësi të rrezikshme, politikanët e Kosovës e kaluan në heshtje injorante.
Kryeparlamentari Kolë Berisha i prerë deklaroi se këtë çështje do ta komentojë në një “rast tjetër”, duke u kthyer shpinën mikrofonave kureshtarë të gazetarëve.
Edhe anëtarët e Ekipit të Unitetit ishin të heshtur dhe jo fort të shqetësuar për këtë mundësi reale. Pak më i arsyeshëm ishte kryeministri Agim Çeku, i cili thirri në një takim urgjent përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit dhe të Bashkimit Evropian në Prishtinë. Nga ky takim u rikonfirmua mos ndryshimi i agjendës dhe i afateve të vëna nga Grupi i Kontaktit dhe kështu paksa u çlirua kryeministri Çeku.
2. Serbia, për herë të parë zyrtarisht, ka angazhuar një firmë lobimi, nga Uashingtoni. Ajo është firma "Barbur, Grifit and Rogers” (BG&R), e cila për një pagesë prej 60.000 dollarësh në muaj duhet ta ndryshojë imazhin e tanishëm të Serbisë dhe t’i mbrojë interesat e saj në Amerikë. Kjo agjenci ka lidhje të mira në administratën e presidentit Bush dhe sigurisht është zgjidhje e mirë për Serbinë. Lobistët janë angazhuar dhe më parë në Serbi, por jo në këtë formë. Taktika e kësaj firme bazohet në propagandimin e qëndrimeve, sipas të cilave islami kërcënon krishterimin. Ky mesazh për Kosovën lidhet me njeriun kryesor të saj të lobimit, Xhim Xhatras, grek me origjinë, i cili kohë më parë ka punuar si këshilltar në Senat, ndërsa në shtator të vitit 2004 u shfaq si dëshmitar në gjyqin e Milosheviçit në Hagë.
Nga viti 1991 kompaninë e udhëheq republikani Hejlli Barbur, ndërsa tani guvernatori i Misisipit. Në vitin 2001 mediat më me ndikim e kanë vlerësuar si kompaninë më të fortë lobuese amerikane. Kompaninë “BG&R” për fushatë të veten e ka angazhuar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, për t’i fituar zgjedhjet në Shqipëri.Përveç Shqipërisë, në Ballkan “BG&R” ka punuar edhe për fushatën e kryeministrit Gjukanoviç në Mal të Zi, për presidentin maqedonas Trajkovski në Maqedoni, për presidentin Tadiç në Serbi dhe për presidentin Mesiç në Kroaci. Fitorja e republikanëve në zgjedhjet e fundit në SHBA, kontrolli nga kjo parti e Shtëpisë së Bardhë dhe e Kongresit, janë disa nga rezultatet e kësaj kompanie. “BG&R” është njëra ndër tri agjencitë kryesore, që merret me lobim në SHBA. Më parë është spekuluar se ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Xhivkoviç, kishte angazhuar “BG&R” për mbrojtjen e interesave serbe, madje është thënë se dhe radikalët serbë, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2004, e kishin angazhuar “BG&R”, por zyrtarët e kësaj agjencie kanë përgënjeshtruar gjithmonë.
3. Ndërkohë, Kosova vazhdon të besojë në të drejtën e saj ndërkombëtare për vetëvendosje dhe se Kosovës nuk iu dashka lobimi as në Amerikë!
Rolin e lobuesit e mori zv/kryeministri Lutfi Haziri, i cili u kthye entuziast nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga kjo vizitë Haziri mori mesazhe se Kosova do të jetë e pavarur dhe nuk do të ketë ndarje territoriale. Si duket Kosovës i mjafton kjo vizitë dhe vizita të ngjashme, që politikanët e saj të flenë të qetë. Vlera e 60.000 dollarëve të Serbisë nuk është e vogël, por për ta arritur rezultatin e duhur për Serbinë është minimale.
Duke i pasur parasysh rezultatet lobuese të “BG&R mbase do të duhej që edhe Kosova të kursente pak më shumë nga luksi politik dhe ta angazhonte ndonjë agjenci lobuese për ta ndryshuar qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare, i cili tashmë dihet, por për ta përshpejtuar procesin e tej zgjatur të përcaktimit të statusit të Kosovës, i cili duket se është futur në një rrugë pa krye dhe pa rezultat të kënaqshëm për Kosovën.