Statusi i Kosovës ose frika nga efekti "domino"
Të gjithë ata që kanë përcjellë ngjarjet e zhvilluara në procesin e shkatërrimit të Jugosllavisë Federative dhe kërkesën e Kosovës për pavarësi kanë pasur mundësin të takohen me argumente të ndryshme "pro" dhe "kundër" pavarësisë së saj, e herë pas here duke nxjerrë arsyetime përherë të reja lidhur me këtë çështje.
Le të kujtojmë këtu një pikë të diskutuar nga qarqe të ndryshme të emëruar si "frika nga domino ". Ky koncept në vetvete nënkuptonte "rrezikun që i kanosej Ballkanit" dhe kjo për atë, se nëse Kosova njihet si shtet i pavarur "ekziston rreziku që rajonet të banuara me shqiptar si në Maqedoni, Jug të Serbisë do të tentojnë të ndahen për tu bërë pjesë e Kosovës së Madhe", kështu pastaj, është thënë mëtutje, se edhe Serbia do të kërkonte si "kompensim" Republikën Serbe në Bosnje, apo edhe rajone tjera të banuara me serb. Dhe kjo, kështu thoshin përfaqësuesit e kësaj teorie, do të ndikonte në "përforcimin" e forcave radikale serbe. Vërtet kjo teori, pas disa ndryshimeve të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sidomos me qetësimin e situatës në Maqedoni dhe pavarësisë së Malit të Zi, kaloi pak a shumë në harresë dhe u dëshmua si jo e saktë. Këtu mbase ndikuan shumë pozitivisht dhe larguan mëdyshjet e theksuara nga diskutimet politike sidomos politika shqiptare!
Dhe tani kurë është ofruar afati kohor i dhënë nga Grupi i Kontaktit për zgjidhjen e statusit ka lindë një pozicion dhe "frikë" e re dhe kjo, mbase ndoshta jo edhe rastësisht, në Gjeorgji, një shtet i ish Bashkimit Sovjetik. Tensionimet e fundit mes Rusisë dhe Gjeorgjisë kanë forcua shumë mendimin e shprehur më herët, se "pavarësia e Kosovës do të jetë rast precedent për rajonet separatiste Osetisë Jugore dhe Abkhazisë".
Kështu, megjithë vlerësimet se rasti i Kosovës është i veçantë dhe se duhet trajtuar si të tillë, arrihet që prapseprap çështja e statusit të Kosovës të kalojë nga rreziku i "domino efektit" në atë "precedent". A është kjo rastësi?
Kjo duhet analizuar mirë dhe të kërkohen
"nxitësit" që shkaktuan këtë situatë mbase mundësi të shkaktoj edhe dilema me pasoja të paparashikueshme. Politika shqiptare ia ka dalë të pozicionohet në pranimin e kërkesave ndërkombëtare që është shprehur edhe me bisedimet në Vjenë. Duke parë se pala shqiptare ka fituar më shumë simpati nga ndërkombëtarët, politika dhe diplomacia serbe e mbështetur nga Rusia ia ka dalë që prapëseprapë, edhe pse është e njohur në arenën ndërkombëtare se "fryma politikës së Millosheviqit edhe mëtutje përshkruan politikën serbe" duket se ia dolën të ndikojnë në frenimin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. E tërë kjo "atmosferë politike" rajonale e ndërkombëtare duhet të analizohet mirë nga lidershipi i Kosovës që të mos "realizojnë" parashikimet e kundërshtarëve të pavarësisë. Është e rëndësishme të theksohet se Kosova nuk mund të jetë precedent për gjitha krizat që lindin në Botë. E një rëndësie të madhe është mbajtja e pozicionit aktual që ka politika e lidershipit të Kosovës dhe të refuzojnë çdo tendencë se Kosova është rast "precedent" në krizat politike që lindin nga arsyet tejet të dallueshme në rajone të ndryshme.
Zvicër, St. Gallen 5 tetor 2006