Politika shqiptare dhe islamofobia në të…
Javen qe kaloi ne parlamentin e Shqiperise, deputetet debatuan mbi ngjarjen e rrembimit te avionit te firmes turke, Turkish Airlines.
Veprimi donkishotas i nje fodulli paranojak, apo i nje adoleshenti mendor me nenshtetesi turke, beri qe gjithe shqiptaret ne mbare boten per ca ore te mbanin frymen, dhe te prisnin ne ankth fundin e nje kapricoje te nje kaqoli qe pandehu se veprimi i tij do quhej heroizem.
Dhe si gjithmone ne vendin e paradokseve pesembedhjet vjecare, ngjarjet u zhvendosen nga fusha reale ne fushen politike.
Ne tryezat e politikaneve tane, ku ne shumicen e rasteve deputetet lexojne gazetat e dites, apo shfletojne ndonje liber, pa harruar veglen e tyre te pelqyer celularin, i cili sillet mbi tryeze si ndonje rolete telebingoje,apo shkembehen telefonata, ku nganjehere te duket se ata me mire bejne punen e centralisteve sesa rregullojne vendin e popullit qe i ka zgjedhur.
Aty mbi ato tryeza ku kalojne te gjitha hallet e popullit, por ku fatekeqesisht ulen miop, diletant,hipokrite, shurdhe dhe memeca, dy dite pas ngjarjes e cila per pak desh u kthye ne tragjedi lufta per karrige mori nje permase tjeter.
Akuza te shumta ndaj njeri tjetrit, ku te kujtonte per nje cast ate monologun tek "Apologjia e Sokratit", por ne kete rast "Sokrati" fliste dhe akuzonte ne heshtje, sepse nuk ishte ne sallen ku flisnin "me te miret e kombit".
Jane ata njerez ku shumica e tyre me dashje apo pa dashje me sjelljen qe po bejne cdo dite e me teper po perdhosin imazhin e vendit tone.
Jane ata qe perball interesave vetjake, ambicjeve per pushtet, bejne cfare eshte e mundur, pa llogaritur koston, vetem e vetem qe "Endrra per karrige", mos te marri fund.
Sa here qe politikanet tane debatojne midis njeri tjetrit, mua me kujtohet ajo fraza humoristike ku thote; "Ne Shqiperi e moren nje cope mishi,i vune dy sy, dhe e bene deputet".
Dhe vertet, sic thote populli; Shakaja eshte gjysma e se vertetes; te duket se politikanet tane jane copa mishi me dy sy, qe nuk dine fare te llogjikojne ne ato qe thone, dhe ate qe veprojne.
Rasti i fundit i nje rrembimi te nje avioni nga nje shtetas i huaj, e tregoj me se miri faktin, se politika po luan nje rrol negativ ndaj interesave kombetare, ndaj opinionit te brendeshem dhe faktorit te jashtem.
Ne nje kohe, kur ne ngjarje te tilla politikanet tane duhet te lene ne nje ane lojen politike, dhe interesat partiake, per tu mbledhur ne nje mendje per ruajtjen e integritetin kombetar, dhe te japin mesazhe pozitive per imazhin e vendit, ata bejne te kunderten,biles arrijne gjere ne shpifje apo shperfytyrime te se vertetes.
Debati i se enjtes javen qe kaloi nga parlamentaret tane, solli uje te turbullt ne mullirin e historise shqiptare, e dashurise dhe e mirekuptimit.
Disa deputet te joshur nga postet qe kane apo kane pasur, ndofta te prekur nga nje fobi qe po mundojne me cdo kusht disa fraksione te fusin ne bote, por ndofta dhe te irrituar nga akti idiotesk i nje adoleshenti mendor, hodhen ne sallen e parlamentit ide dhe akuza nga me te pa drejtat ne dem te vendit.
Dhe kjo fobi qe po mundohen disa njerez te letrave, apo te tryezave te sjellin ne vend eshte ajo qe tashme te gjithe e dine, dhe qe mund ta quajm, "Islamofobi"
Parlamentaret tane, ne diskutimet e tyre hodhen balte mbi te verteten qe ekziston prej kohesh, ndermjet harmonive fetare ne vend.
Ndonjeri u mundua ta paraqesi vendin tone si nje mbeshtetes te terrorizmit nderkombetar,apo si nje ure e ketij terrorizmi.
Dhe me i cuditshem ishte fakti qe dikush ne ate salle u mundua ti mesonte shqiptareve te besimit musliman se si duhet te silleshin. Se ata i perkisnin qyteterimit europian, dhe jo atij islamik. Ne akuzat pa fakte qe u hodhen ishte dhe pjesmarrja e shtetit tone si amtare e "Konferences Islamike", apo duke thene se shume shtetas te huaj nga azia me ndjekje penale ne vendet e tyre,apo me ndjekje penale nderkombetare, kane ardhur dhe jane strehuar ne vendin tone.
Per kete fajin,sipas ketyre deputeteve e ka pjesa e popullsise shqiptare qe eshte e besimit musliman,gje qe nuk ka lidhje aspak me imazhin e krijuar te nje terrorizmi.
Megjithe nderhyrjen e kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila terhoqi vemendjen qe te mos beheshin spekullime te tilla ne adrese te vendit, duke thene; "Shqiperia eshte nje vend Europian, me shumice muslimane"; Ku ne kete rast askush nuk e (pergenjeshtroj), te verteten, sepse ajo vinte nga nje njeri e nje besimi jo musliman.
Dhe megjithe shpjegimet e ministrit te jashtem Besnik Mustafai, mbi pjesmarrjen tone ne "Konferencen Islamike", ku nder te tjera ai tha; " Qe nje anetar i nje organizate te tille nuk presupozon aspak qenjen e nje shteti fetar islamik. Kete le ta dine shqiptaret qe po na degjojne, dhe qe e dine, dhe qe ju e dini, jam i sigurte, dhe qe nuk eshte e ndershme qe te beni spekullime dhe sulme te tilla ndaj nje aksioni diplomatik, qe qeverite Shqiptare suksesive e kane bere qe nga viti 1991,dhe qe kur Shqiperia eshte integruar ne kete organizate, e kane quajtur nje demarsh dhe nje tribune te rendesishme per te shprehur pikpamjen e vet. Dhe ju harroni, dhe nuk doni ta kujtoni mesazhin qe percolli Papa, pas takimit me ambasadorin shqiptar.( Ketu ministri e ka fjalen per takimin qe beri Papa Benedikt i XVI, me ambasadoret ne Vatikan, para ca ditesh, ku pas takimit ai eshte shprehur pro pjesmarrjes ne familjen Europiane te Shqiperise) Pra ne rruge diplomatike as faktike nuk ka asnje qasje te kesaj qe kujtuat ju te takimit te Papes me ambasadoret e vendeve ametare te "Konferences Islamike", me nje akt te nje njeriu qe eshte akt plotesisht i denueshem,por denimin nuk e ben qeveria, qeveria menaxhon situaten, qe eshte per tu menaxhuar."
Megjithe nderhyrjet e ketyre politikaneve te karieres, dhe jo amator te imunitezuar, akuzat ndaj te qenurit shumices se popullsise muslimane, dhe hedhja fajit ndaj tyre se ata po behen gjoja pengese e integrimit ne Europen e bashkuar, as nuk u pergenjeshtrua,dhe as nuk u kerkua falje,nga ata qe akuzuan pa te drejte.
Jane ata deputet qe akuzuan, qe vite me pare ne Kushtetuten Shqiptare, ne nenin e pare te saj, ne piken dy vendosen frazen;
"REPUBLIKA E SHQIPERISE ESHTE SHTET UNIK DHE I PA NDASHEM", dhe e mbrojten me ligj duke thene ne nenin tre te kesaj Kushtetute;
"Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t'i respektojë dhe t'i mbrojë."
Fjalime te tipit "Hitlerian", duke shprehur mos kenaqesi ndaj nje pjese te popullates, kushdo qofshin ato, apo duke akuzuar ne menyre kolektive, nuk i sherben askuj, dhe nuk ben gje tjeter vetem se njollos emrin e tij, pozicionin qe kane.
Megjithese ndonjeri mund te jete i pa kenaqur nga bashkejetesa fetare ne Republiken e Shqiperise, ajo nuk mund te perçahet kurre.Kete amanet na kane lene stergjysherit tane,gjysherit tane. Kete amanet do ju leme femijeve tane, qe ta kemi brez pas brezi.