E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli anulon zgjedhjet

Presidenti i Izraelit, Shimon Peres, ka konfirmuar se kryeministri Benjamin Netanyahu ka anuluar zgjedhjet e parakohshme, pas arritjes së marrëveshjes me partinë kryesore opozitare për të formuar një qeveri uniteti.

Netanyahu dhe kreu i partisë opozitare Kadia, Shaul Mofaz, janë pajtuar të formojnë koalicionin qeveritar, duke i dhënë Mofazit postin e zëvendëskryeministrit.

Analistët thonë se zhvillimi mund të ndikojë qëndrimin e Izraelit ndaj Iranit, pasi ish-ministri i Mbrojtjes, Mofaz, ka folur publikisht kundër sulmeve izraelite në lokacionet bërthamore të Iranit.

Qeveria izraelite ka paralajmëruar mundësinë e sulmeve në Republikën Islamike, nga frika se kjo e fundit bën përpjekje për prodhimin e armëve bërthamore, të cilat mund të kërcënojnë edhe sigurinë izraelite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›