PROFIL/Kush është Xi Jinping, presidenti i ri i Kinës
BOTA FLASH/Lajmet më të fundit në politikë, ekonomi, aktualitet, kulturë
PROFIL/Kush është Xi Jinping, presidenti i ri i Kinës
Emërimi i tij u zyrtarizua me unanimitet. Nacionalist, 59 vjeç, është i pari “Princi” që ngjitet në sferën më të lartë të Republikës Popullore. Zëvendës-president bëhet Li Yuanchao, i cili shihet si një reformator potencial. Jinping Xi, 59 vjeç, sot është Presidenti i zgjedhur i Republikës, pasi u emëruar Sekretar i Partisë Komuniste, është i pari “princ” i cili u ngjit në majën e shtetit kinez. Detyra e Zëvendës Presidentit iu dha Li Yuanchao, i cili konsiderohet reformator. Duke u kthyer tek presidenti i ri, babai i tij Xi Zhongxun, ka qenë një nga revolucionarët e orëve të para së bashku me presidentin Mao Ce Dun dhe një reformator i bindur në vitet e fundit të jetës së tij. I martuar me një këngëtare të famshme e cila u zhduk nga opinioni publik pasi burri i saj u rendit si pasardhës i caktuar i presidentit Hu Jintao – Xi konsiderohet një reformator “u kujdesshëm” dhe një nacionalist i devotshëm. I mbështetur nga “princët” e tjerë – shumë prej të cilëve tani janë në poste kyçe – dhe nga ushtarakët, Xi do të përballet me probleme të tilla si korrupsioni i shfrenuar, hendeku në rritje ndërmjet klasave të pasura dhe të varfra si dhe dëmeve mjedisore të ardhura nga zhvillimi i fortë ekonomik në vitet e fundit. Në daljet e para publike, në nëntor, pasi u emërua Sekretar i Partisë Komuniste, udhëheqësi i ri kinez theksoi nevojën për një “stil punë” modest dhe shmangien e servilizmit ekstrem të treguar shpesh nga udhëheqësit e këtyre krahinave ndaj strukturave kombëtare. Katër vite më parë, gjatë një vizite në Meksikë, Xi tregoi fytyrën e tij agresive duke e akuzuar “Disa të huaj me barkun plot” të cilët kritikojnë Kinën në mënyrë të pakuptimtë. (ANSA)
Papa nën akuzë se nuk kundërshtoi diktaturën në Argjentinë
Brenda pak orësh, mediat kanë nisur që të gjejnë pikat e dobëta të Papës së ri. Françesku I është vënë nën akuzë se ai nuk ka ngritur zërin ndaj abuzimeve me të drejtat e njeriut gjatë qeverisjes diktatoriale në vendin e tij, në Argjentinë. Por Vatikani ka reaguar ndaj këtyre akuzave. Zëdhënësi i Vatikanit tha se këto akuza vijnë nga elementë të majtë anti-klerikalë. Korrespondenti i BBC thotë se fakti që Vatikani po reagon kaq shpejt, tregon se kjo histori mund ta dëmtojë Papën e ri. Ish-kreu i jezuitëve në Argjentinë, është akuzuar se nuk është përballur me juntën ushtarake gjatë sundimit në vitet 1976- 1983. Mijëra njerëz u morën peng dhe u vranë në atë që njihet si Lufta e pistë. Një nga dy priftërinjtë e marrë peng, që vdiq më vonë, akuzoi Bergolion se i ka dërguar ata drejt skuadrave të vdekjes, pasi nuk mbrojti publikisht punën e tyre. Por disa thonë se fakti që ai u përpoq ti largonte priftërinjtë nga postet e tyre, tregon se ai donte ti mbronte.
Indi-Itali, vijon sherri për marinarët
Aeroportet në mbarë Indinë janë urdhëruar nga nivelet më të larta shtetërore që të ndalojnë ambasadorin italian Daniele Mancini, nëse ai përpiqet të largohet nga vendi. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i Ministrisë së Brendshme indiane për BBC. Urdhri vjen pas vendimit të një dite më parë të Gjykatës Supreme të vendit aziatik, që urdhëroi ambasadorin të mos largohet nga vendi, pas refuzimit të Romës zyrtare për të kthyer dy marinarë të akuzuar për vrasjen e dy peshkatarëve vitin e kaluar. Gjykata kishte lejuar marinarët që të shkonin në shtëpi për të votuar në zgjedhjet e muajit të kaluar. Zoti Mancini ka siguruar personalisht gjykatën indiane se ata do të kthehen brenda afatit kohor të vendosur prej saj. Zyrtarë nga Ministria e Brendshme indiane kanë deklaruar se njoftimi për aeroportet është thjesht një veprim rutinë pas vendimit të Gjykatës Supreme. Dy marinarët italianë akuzohen se kanë qëlluar për vdekje dy peshkatarë në shkurt të vitit 2012, të cilët ata pretendojnë se i ngatërruan për piratë.
George Clooney sërish beqar
George Clooney është ndarë nga Stacy Keibler, partnerja me të cilën ishte lidhur që nga korriku i vitit 2011. Aktori 51-vjeçar duket se i ka dhënë fund romancës pasi ai dhe Keibler kërkonin gjëra të tjera nga lidhja. Një burim tha për tabloidin The Sun: Ata të dy e dinin që nuk do të martoheshin kurrë dhe nuk do të kishin fëmijë, por Stacy donte një bashkëshort dhe një familje në vitet e ardhshme. Gjithashtu mendohet se aktori i famshëm, në mënyrë që të zbusë pak ndarjen, i ka bërë dhuratë ish të dashurës së tij një apartament dhe disa bizhuteri të kushtueshme.
E përditshmja Spiegel sulmon Grillon
“Bepe Grilo është njeriu më i rrezikshëm i Europës. Kështu e ka titulluar gazetarja gjermane Jan Flajshauer editorialin e saj për liderin e Lëvizjes me pesë yje që doli të ishte surpriza e vërtetë e zgjedhjeve të përgjithshme në Itali. Ajo e ka përshkruar liderin si një anti-parlamentar radikal dhe ka përmendur krahasimin e kolegut të saj britanik Nikolas Farell që e ka vënë në të njëjtin nivel me Musolinin. Duke përshkruar më tej si kryetar i një sekti sipas gazetares lëvizja e Grilos ngjan me një revolucion francez por pa gijotinën.