PROJEKTLIGJ “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8450, DATË 24.2.1999, “PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS, TË GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE”, TË NDRYSHUAR”
P R O J E K T L I GJ
Per
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8450, DATË 24.2.1999, “PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS, TË GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Kudo në ligj emërtimi “Drejtoria e Përgjithshme e Hidrokarbureve” zëvendësohet me “Struktura përgjegjëse për veprimtarinë e hidrokarbureve.”.
Neni 2
Pika 4, e nenit 14, ndryshohet si më poshtë vijon:
“4. Shoqëria e tregtimit me shumicë përgjigjet për sasinë dhe cilësinë e ngarkesës gjatë transportit.”.
Neni 3
Neni 12.1 shfuqizohet.
Neni 4
Kudo në nenin 17 të hiqen fjalët “Leje përpunimi”.
Neni 5
Neni 18.1 shfuqizohet.
Neni 6
Neni 21 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 21
Personat juridikë, që paraqesin kërkesë për leje tregtimi, sipas nenit 19, të këtij ligji, janë të detyruar të plotësojnë kushtin e kapacitetit të depozitimit në instalimet, prona të tyre ose të marra në përdorim me kontratë, për një periudhë kohore, të barabartë me atë të vlefshmërisë së lejes së tregtimit. Kushtet e dhënies së lejes së tregtimit përcaktohen nga Këshilli i Ministrave. Kushti i kapacitetit të depozitimit të jetë i specifikuar, sipas llojit të lejes dhe kategorisë së produkteve, që tregtojnë.”.
Neni 7
Në nenin 25 të bëhen këto ndryshime:
a) Fjalët “Impiante përpunimi” dhe “Leje përpunimi” hiqen.
b) Paragrafi i fundit, i pikës 1, ndryshohet si më poshtë vijon:
“Masa e gjobës, e parashikuar në shkronjat “a” dhe “b”, të këtij neni, jepet nga ministri përgjegjës për veprimtarinë e hidrokarbureve, ndërsa të gjitha gjobat e tjera jepen nga Inspektorati Shtetëror i Kontrollit të Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve të tyre.”.
Neni 8
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI