VENDIM PER CAKTIMIN E EKSPERTËVE FINANCIARË NË SHOQËRITË HUAMARRËSE, NË ADMINISTRIM
V E N D I M
PËR
CAKTIMIN E EKSPERTËVE FINANCIARË NË SHOQËRITË HUAMARRËSE, NË ADMINISTRIM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 1, të ligjit nr.8215, datë 9.5.1997, “Për kontrollin financiar të pesonave juridikë jobankarë, që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, të ndryshuar, të ligjit nr.8360, datë 10.6.1998, “Për kriteret dhe mënyrën e shpërndarjes së pasurive të personave juridikë, jobankarë, që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8279, datë 23.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1.Caktimin e 5 ekspertëve financiarë, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, për kontrollin financiar të shoqërive huamarrëse dhe për të kontrolluar nxjerrjen e koeficientit të kthimit të shumave kreditorëve, të shoqërive huamarrëse, në administrim.
2.Shoqëritë huamarrëse, në administrim, dhe institucionet e tjera, që kanë pasur marrëdhënie me to, të vënë në dispozicion të ekspertëve financiarë dokumentacionin e nevojshëm, sipas dispozitave në fuqi.
3.Përcaktimi i numrit të ekspertëve financiarë për secilën shoqëri huamarrëse, në administrim, të bëhet nga Grupi Mbikëqyrës, sipas vëllimit të punës.
4.Ekspertët financiarë të punojnë për një periudhë kohe prej 6 muajsh dhe të shpërblehen, secili, me 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë në muaj.
5.Efektet financiare, prej 2 400 000 (dy milionë e katërqind mijë) lekësh, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
6.Ngarkohen Grupi Mbikëqyrës dhe administratorët e shoqërive huamarrëse, në administrim, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA